Tony Robbins ju tregon rrugën më të sigurt drejt pavarësisë financiare - Business Magazine Albania

Tony Robbins ju tregon rrugën më të sigurt drejt pavarësisë financiare

Basketbollisti më i mprehtë në botë, Stephen Curry, e detyron veten të bëjë 10 gjuajtje direkte të lira në fund të çdo seance stërvitore. Muzikanti legjendar Yo-Yo Ma luan violonçel çdo ditë, qoftë dhe vetëm për disa minuta dhe romancieri i njohur Jodi Picoult sigurohet që të hedhë disa fjalë në letër çdo ditë.

Praktika ju bën të përsosur për pothuajse gjithçka në jetë dhe financat personale nuk përbëjnë përjashtim. Duhen punë me dekada për të arritur qëllimet financiare që i kemi vënë vetes. Ndonjëherë, ky udhëtim përfshin një këshilltar të besuar që mund të na ndihmojë të qëndrojmë në rrugën e duhur drejt qëllimeve tona. Tony Robbins ka kaluar më shumë se 40 vjet duke kultivuar mençurinë e nevojshme për të qenë udhëzues për miliona njerëz.

Përgjatë viteve, Robbins, tashmë 61 vjeçar, i ka qëndruar besnik misionit të tij të veçantë duke i dhënë fund vuajtjeve dhe duke sjellë gëzim për njerëzit në të gjithë globin. Një pjesë kryesore e këtij misioni përfshin ndihmën ndaj të gjithëve, duke filluar nga manjatët e biznesit deri te njerëzit e përditshëm, për të arritur lirinë financiare. Libri i tij i financave personale “MONEY Master the Game” është libri financiar më i shitur i shekullit 21. Në vitin 2020, Robbins bashkëpunoi me Peter Mallouk për të shkruar “The Path: Accelerating Your Journey to Financial Freedom”, i cili ofron një udhëzues të hollësishëm për arritjen e qëllimeve financiare.

Mallouk është presidenti dhe CEO i Creative Planning, një kompani e shërbimeve financiare që mbikëqyr më shumë se 69 miliardë dollarë në asete. Me seli në Overland Park, Kansas, Barron’s e ka renditur Creative Planning si firmën numër 1 të pavarur, të menaxhimit të pasurisë për tre vjet rresht.

Robbins, në të vërtetë nuk ka nevojë për prezantim. Ai është i përfshirë në më shumë se 70 biznese që fitojnë 6 miliard dollarë në shitje vjetore. Pasuria e tij neto vlerësohet në 600 milion dollarë. Ai ka stërvitur miliona njerëz, përfshirë atletë të lartë profesionistë, miliarderë dhe çdo president të gjallë dhe ka shkruar pesë libra të klasifikuar New York Times bestseller.

Edhe pse këshillat nga libri më i fundit do të ndihmojnë këdo që të bëhet një investitor i zgjuar, është e rëndësishme të mbani mend një gjë: Liria financiare nuk ka të bëjë vetëm me paratë.

Lexo: Arsyet përse biznesi duhet të promovojë praktikat e punës, sidomos ato të paguarat

“Të gjithë duam të jemi vërtet të lirë”,- shkruan Robbins në The Path. “Të lirë të bëjmë më shumë nga ato që duam, kur duam dhe ta ndajmë me ata që duam. Liri për të jetuar me pasion, me bujari, me mirënjohje dhe me paqe shpirtërore. Kjo është liri financiare. Nuk është një shumë parash, është një mentalitet. ”

Besojini trurit tuaj, jo instiktit tuaj

Në fillim të këtij viti, bota u shtang kur mijëra investitorë me pakicë, të organizuar fillimisht në nën-ndarjen WallStreetBets, ngritën çmimin e një aksioni në dukje të dështuar, GameStop, në më shumë se 400 $ për aksion. Qëllimi i tyre ishte të detyronin fondet mbrojtëse të shkurtonin aksionet për të mbrojtur humbjet e tyre, duke çuar kështu çmimin e GameStop edhe më të lartë. Djemtë e vegjël patën sukses në periudhën afatshkurtër. Megjithatë, çmimi i aksioneve të GameStop ra në mënyrë të pashmangshme dhe shumë investitorë amatorë që përpiqeshin të futeshin me nxitim përfunduan gjithashtu duke humbur para.

Ishte situata më e çuditshme që interneti krijoi, të paktën derisa ndodhi përsëri me kriptovalutën meme Dogecoin disa ditë më vonë.

Nëse do të merrni një mësim nga episodi i GameStop, thotë Robbins, le të jetë ky: Vendimet impulsive financiare nuk janë kurrë të mençura, sepse drejtohen nga dy emocione negative frika dhe lakmia. “Investimi me emocione gjithmonë përfundon në katastrofë, pa përjashtim”,- thotë ai.

Ju mund të jeni duke menduar, kjo nuk është e vërtetë, unë njoh dikë që u pasurua përmes një investimi me fat. Robbins thotë se situata e tyre ka shumë të ngjarë të ketë më shumë elemente se sa dini. “Nëse dikush në të vërtetë u pasurua brenda natës, ju nuk keni parë çfarë kanë bërë 10 vite para këtij momenti për të qenë në këtë pozitë”,- thotë ai.

Ne të gjithë dëshirojmë tronditjen që shoqëron një fitore të shpejtë financiare, por kur bëhet fjalë për investimet tuaja, koha është miku juaj më i mirë.

Nëse filloni të investoni në një moshë të re, paratë tuaja do të rriten në mënyrë eksponenciale për shkak të fuqisë së interesit të përbërë, i cili ju lejon të fitoni interes mbi interesin tuaj. “Ne duhet të shfrytëzojmë fuqinë që Albert Einstein e quajti mrekullia e tetë e botës: interesi i përbërë”,- thotë Mallouk.

Përveç interesit të përbërë, investimi në një llogari pensioni të shtyrë nga taksat në një moshë të re mund të sigurojë kthime të konsiderueshme afatgjata. Le të themi që qëllimi juaj është të keni 1 milion dollarë deri në moshën 65 vjeç. Nëse filloni të lini mënjanë para në një llogari pensioni me një kthim vjetor prej 7 përqind në moshën 20 vjeç, do të duhet të lini vetëm 272 dollarë në muaj për të arritur qëllimin tuaj. Nëse prisni derisa të jeni 50 vjeç, do të duhet të lini mënjanë 3,099 dollarë në muaj.

Të shikoni paratë tuaja teksa rriten ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme përgjatë shumë viteve është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Gabimi nr. 1 financiar që bëjnë njerëzit është paniku dhe shitja, thotë Robbins. Njerëzit mendojnë se ngjarje të mëdha si 11 shtatori, kriza financiare e vitit 2008 dhe pandemia COVID-19 do të shkaktojnë dëme të qëndrueshme ekonomike. Por pavarsisht gjithçkaje, ekonomia gjithmonë kthehet aty ku ishte.

“Kur gjërat po shkojnë mirë, njerëzit mendojnë se do të jetë pranverë përgjithmonë”,- thotë Robbins. “Kur gjërat janë të errëta dhe të zymta, ata mendojnë se do të jetë dimër përgjithmonë. Por unë jam student i historisë dhe mund t’ju them se është gjithmonë ciklike”.

Për shembull, marrim krizën financiare të vitit 2008. Miliona njerëz tërhoqën investimet e tyre në hapat e parë që gjërat po shkonin drejt greminës. Ata që patën besim dhe nuk i prekën paratë e tyre lulëzuan: Tregu tani është shtatë herë më i lartë se niveli i ulët që arriti në 2008. “Nuk është koha e duhur, por gjatësia në treg që do t’ju sigurojë siguri financiare dhe liria ”,- thotë Robbins.

Lexo: Shqiptarët të parët në Europë që shpenzojnë më shumë për internetin

Kalitni durimin

Të zotërosh financat e tua është njësoj si të zotërosh mendimin tënd, nuk ndodh brenda ditës. Duhen vite, në mos dekada, për të parë një transformim të vërtetë. “Unë mendoj se sekreti i durimit është të dish se cili është rezultati yt dhe të përqendrohesh në përparim”,- thotë Robbins. “Ka të bëjë me pasionin dhe të qënit student i asaj që funksionon.”

Këto pesë strategji mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në rrugën e duhur drejt qëllimeve tuaja financiare afatgjata:

  1. Informohuni për atë që ka rëndësi.

Jini strategjikë në lidhje me lajmet financiare që konsumoni. Nëse nuk keni investime në tregun e aksioneve, nuk ka nevojë të kontrolloni Dow Jones çdo ditë. Në vend të saj, kaloni ato 30 minuta duke bërë diçka të vlefshme si leximi i një libri rreth strategjisë financiare.

“Ne jemi duke u mbytur në informacion, por kemi mungesë në mençuri”,- thotë Robbins. “E vetmja mënyrë për të qëndruar i fortë dhe i përqendruar është të jeni të qartë në atë që dëshironi të shërbeni, sigurohni që po ushqeni mendjen tuaj me diçka përveç informacioneve të rreme.”

  1. Mësoni të qëndroni të qetë përpara riskut.

Edhe investimet më të sigurta kanë një nivel rreziku, tolerimi i tij është thjesht pjesë e lojës. “Rreziku është sekreti i suksesit”,- thotë Robbins. “Nëse doni të keni sukses në çdo nivel të jetës, në biznes, në financa, në kontributin tuaj në botë duhet të mësoni se si të përballoni riskun.”

Shumica e ekspertëve financiarë besojnë se sa më i ri është dikush, aq më të rrezikshëm duhet të jenë investimet e tyre (p.sh. më shumë aksione) dhe sa më i vjetër të jetë dikush, aq më konservatore duhet të jenë investimet e tyre (p.sh. më shumë bono). Mallouk thotë se nuk ka rregull absolut, universal. “Nuk ka rëndësi se sa vjeç jeni, investimet duhet të bazohen në qëllimet dhe ato që ne po përpiqemi të arrijmë”,- thotë ai.

  1. Fokusohuni në atë që tashmë zotëroni.

Kur Robbins pyet turmat në eventet e tij nëse ata përqendrohen më shumë në ato që kanë aktualisht ose në ato që mungojnë, 80 përqind thonë këtë të fundit. Kjo nuk është për t’u habitur, ata që duan të arrijnë lart priren të përqendrohen në vetë-përmirësim.

Por nëse jeni gjithmonë të përqendruar në ato që mungojnë, kurrë nuk do të jeni në gjendje të arrini lumturinë e vërtetë, thotë Robbins. Ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit për t’u përqendruar në atë që keni: Ndoshta nuk keni mjaft para për të udhëtuar dhe dhuruar aq shumë sa do të donit për bamirësi, por keni mjaftueshëm sa të paguani një pjesë të konsiderueshme të kolegjit të fëmijës suaj. Kjo është diçka e rëndësishme.

  1. MOS merrni vendime impulsive.

Nëse e gjeni veten të tunduar të merrni vendime të nxituara me paratë tuaja, nuk jeni të vetëmit. “Njerëzit nuk janë vërtet të lindur për të qenë investitorë të mëdhenj, thjesht nuk jemi ndërtuar në këtë mënyrë.”,- shkruan Mallouk në The Path. “Ne priremi të jemi të kujdesshëm ndaj ndryshimeve, por edhe impulsivë dhe shpesh marrim vendime të bazuara në emocione ose intuitë dhe jo në fakte”.

Lexo: Prezantim me Daniel Silva, mjeshtri i romaneve të spiunazhit

Herën tjetër kur tundoheni të merrni një vendim të madh financiar si shitja e aksioneve, blerja e një pronë investimi ose huazimi, jepini vetes një javë para se të veproni. Ka shanse të mira që të ndryshoni mendim sapo të ftoheni dhe të mendoni logjikisht për situatën.

  1. Vendosni kufijtë tuaj.

Investitorët më të aftë në botë nuk u bënë të mëdhenj për shkak të një ose dy investimeve me fat, ata kanë kaluar jetën e tyre duke mësuar se si të jenë më të mirët në atë që bëjnë.

Robbins i referohet një bisede që ai kishte dikur me menaxherin e fondit mbrojtës miliarder Ray Dalio. “Kjo është më e vështirë se Lojërat Olimpike”,- i tha Dalio. “Në Lojërat Olimpike, ju stërviteni për katër vjet dhe garoni me më të mirët në botë. Kjo është 24-orë në ditë, duke luajtur kundër më të mirëve në Tokë dhe ju nuk do të fitoni.”

Rregulloni botëkuptimin tuaj

Me paqëndrueshmërinë e tregut të aksioneve, ndarjen politike në të gjithë vendin dhe paparashikueshmërinë e pandemisë, shpesh mund të ndihet sikur po jetojmë gjatë një kohe të tmerrshme në histori. Por një dozë e vogël e perspektivës mund të na kujtojë se nuk është domosdoshmërisht kështu.

Mallouk shpesh u tregon klientëve se si ishte të jetoje në Londër në 1858. Romantizmit tonë modern për epokën viktoriane i mungojnë disa të vërteta të shquara: Njerëzit kishin hedhur mbeturina në lumë për vite me radhë dhe gjërat më në fund arritën një pikë kthese atë vit. Gjatë një vere të nxehtë përvëluese, i gjithë qyteti kutërbonte, për të mos thënë miliona u sëmurën nga uji i ndotur.

“Unë e tregoj këtë histori sepse jam lodhur shumë duke dëgjuar njerëzit të thonë se sa e keqe është situata sot dhe se si ata dëshirojnë të kthehen ditët e vjetra”,- thotë Mallouk. “Pak kohë më parë nuk kishte TV, radio, as kondicioner, as hidraulik dhe as ujë të pastër. Kjo, tani,  është koha më e mirë për të jetuar. “

Është në natyrën njerëzore të shohin gjërat me një paragjykim negativ, thotë Mallouk. Por është e rëndësishme që investitorët të kenë një këndvështrim optimist për botën. “Nëse e pranoni që është një kohë e shkëlqyeshme për të qenë gjallë, që jetëgjatësia po rritet, popullsia po rritet, ne jemi duke inovuar dhe po përmirësohemi çdo vit, atëherë ky është lloji i vendit ku kompanitë mund të lulëzojnë”,- thotë Mallouk. “Dhe nëse kompanitë lulëzojnë, ju do të lulëzoni si investitor.”

Ata që vendosin ta shohin botën me optimizëm do të përparojnë, sipas Robbins. “Disa njerëz ngrijnë për vdekje gjatë dimrit”,- thotë ai. “Njerëz të tjerë mësojnë se si të bëjnë ski dhe të kalojnë kohë me familjen e tyre pranë një zjarri të ngrohtë sepse e dinë që dimri nuk është përgjithmonë.”

Filozofi udhëzuese:

Këshillat më të mira për para që i janë thënë Tony Robbins.

“Që gjërat të ndryshojnë, ju duhet të ndryshoni veten”.

Kur Robbins ishte vetëm 17 vjeç, ai ndoqi një seminar nga mjeshtri i zhvillimit personal Jim Rohn. Kjo këshillë e thjeshtë nga Rohn qëndroi gjithnjë me të. “Kjo filozofi më ka ndihmuar në drejtimin e jetës time në një masë të madhe”,- thotë Robbins.

“Punoni më shumë për veten tuaj se sa për çdo gjë tjetër.”

Lexo: Facebook imiton Clubhouse, si mund të fitoni para me Soundbites

Si një i ri, Robbins i shprehu zhgënjimin babait të tij se sa e padrejtë ishte që disa njerëz fitonin pagë minimale ndërsa të tjerët bënin miliona. Babai i tij tha diçka që qëndroi në mendjen e tij: “Nëse punon në McDonald’s, do të marrësh pagë minimale sepse çdokush mund të mësojë ta bëjë atë punë shpejt”,- tha babai i tij. “Por nëse një menaxher i fondit mbrojtës mund të dyfishojë paratë e dikujt në dy vjet e gjysmë, ai po siguron qindra miliona dollarë me vlerë.”

“Mundësi të shkëlqyera vijnë çdo 15 minuta”.

Kjo këshillë erdhi nga investitori miliarder Richard Branson, i cili zgjodhi të jetojë me një mentalitet përparimtar në krahasim me një mentalitet mungese. “Për shkak se ky është besimi i Branson, ai gjithmonë kërkon mundësi”,- thotë Robbins.

“Sekreti i vërtetë i jetës është gjetja e një mënyre për të shtuar më shumë vlerë.”

Robbins mësoi këtë këshillë të urtë nga Bill Gross, bashkëthemelues i PIMCO dhe i vetmi person në histori që themeloi shtatë kompani dhe u tërhoq prej tyre me mbi 1 miliard dollarë. “Ajo që më pëlqen në lidhje me të është se ai nuk thotë: Si ta përdor këtë për të përfituar diçka për vete ose për të ndëshkuar dikë që nuk më pëlqen? Ai po thotë: Çfarë mund të bëj për botën?”,- thotë Robinss.

SUCCESS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0