Facebook imiton Clubhouse, si mund të fitoni para me Soundbites - Business Magazine Albania

Facebook imiton Clubhouse, si mund të fitoni para me Soundbites

Gjigandi i teknologjisë Facebook ka njoftuar se shumë shpejt për përdoruesit do të jenë gati disa ndryshime në aplikacion. Në muajt e ardhshëm pritet që të publikohen ndryshimet e Facebook, të cilat do të shtojnë mundësitë për dërgimin e materialeve audio.

Sipas BBC, këto ndryshime do të përfshijnë dhomat të drejtpërdrejta audio, që janë të ngjashme me versionin që ka aplikacioni Clubhouse që lejon përdoruesit të marrin dhe të dërgojnë biseda të drejtpërdrejta me njëri-tjetrin.

Këto ndryshime vijnë në një kohë kur shërbimi audio është një ndër me të kërkuarit nga përdoruesit dhe u bë më popullor gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Facebook gjithashtu do të publikojë një shërbim të ri Soundbites, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë materiale të shkurtra audio me njëri-tjetrin.

Përdoruesit po ashtu do të kenë mundësi të fitojnë para me shërbimet e reja si më Soundbites dhe me dhomat e drejtpërdrejta të audios. Por kjo nuk është ende e qartë nëse do të jetë në dispozicion për këdo apo e rezervuar vetëm për ata që kanë shumë ndjekës. Po ashtu bëhet me dije se Facebook gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve të dëgjojnë podcast direkt nga aplikacioni pa qenë nevoja që të shkohet në faqe të tjera në internet.

Zuckerberg dhe Facebook janë akuzuar për sjellje anti-konkurruese nga Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA (FTC). Vitin e kaluar, Zuckerberg pranoi se kishte kopjuar rivalët , duke thënë se Facebook “me siguri ka përshtatur karakteristikat që kanë krijuar të tjerët”.
Instagram Reels, i lëshuar vitin e kaluar, duket i ngjashëm me TikTok. Instagram Stories, i lëshuar në 2016, u kritikua si një kopje e Snapchat. Kritikët argumentojnë se “huazimi” i Big Tech i ideve nga ndërmarrjet më të vogla mund të pengojë konkurrencën.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0