Tom Goodwin, kreu për inovacionin në Zenith Media dhe autori i Darvinizmi Dixhital, është folësi i radhës në Spark.me 2019 - Business Magazine Albania

Tom Goodwin, kreu për inovacionin në Zenith Media dhe autori i Darvinizmi Dixhital, është folësi i radhës në Spark.me 2019


Tom Goodwin është folësi i radhës në konferencën Spark.me, që do të zhvillohet në datat 25-26 Maj, në Tivat, Mal i Zi. Tom është zëvendës-president dhe kreu i inovacionit pranë Zenith Media, një nga agjencitë më të mëdha të medias në botë, ku ai ka për detyrë t’u paraprijë trendeve të reklamimit.

Pozicioni i tij kërkon që ai të kuptojë teknologjinë, sjelljet dhe platformat e reja dhe të parashikojë dhe të zbatojë zgjidhje për klientët që përfitojnë nga këto mundësi të reja. Një zëdhënës i industrisë, folës kryesor dhe komentator për të ardhmen e reklamimit, marketingut dhe biznesit, Tom është cituar në The Economist dhe New York Times. Ai është gjithashtu autor i Darvinizmi Dixhital. Në këtë libër, ai përshkruan supozimet e gabuara që bota e biznesit bën për botën “dixhitale”, harton strategji specifike për të çuar drejt transformimit të vërtetë dhe përshkruan ide dhe zgjidhje për kompanitë ambicioze që duan të përgatiten për të ardhmen dhe të kuptojnë atë që po vjen.

Lexoni: Peter Shankman, autori bestseller, eksperti i shërbimit ndaj klientit dhe sipërmarrësi serial është folësi më i ri në Spark.me 2019

Tom është votuar dy herë si Zëri #1 në Marketing dhe Social Media në LinkedIn. Ai u emërua “një nga 30 personat që duhet të ndiqni në Twitter” nga Business Insider dhe Fast Company. Tom ka kontribuar, ndër të tjera, për Guardian, TechCrunch, Forbes, AdAge, Adweek, Marketing Week, Inc, Digiday dhe Forumin Ekonomik Botëror.

Deri më tani Spark.me ka njoftuar pjesëmarrjen e 4 folësve – Anab Jain (folës në TED, dizajner, producent dhe bashkëthemelues i Superflux – një kompani inovacioni për dizajn dhe teknologji), Peter Shankman (5 herë autor bestseller, ekspert i shërbimit ndaj klientit dhe sipërmarrës serial. New York Time e ka quajtur “një rockstar që di gjithçka për mediat sociale.”), Jeremiah Owyang (një partner themelues i Kaleido Insights dhe Disruptive Technology Expert, i cili konsiderohet autoriteti më i madh në programet e inovacionit të korporatave) dhe Cate Murden (themeluese e PUSH, një biznes konsulence e bazuar në sjelljen njerëzore). Folës të tjerë do të publikohen në vazhdim në faqen e Business Magazine Albania.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë deri në 27 vjeç mund të marrin biletën e tyre për çmimin special 50 €.

Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 250 €, deri në datën 14 Maj.

Lexoni: Spark.me 2019 hap thirrjet për aplikime për Konkursin e Startup-ve

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0