TikTok vjen me një risi! - Business Magazine Albania

TikTok vjen me një risi!

Përdoruesit e TikTok-ut kanë filluar të marrin njoftime për një aplikacion të ri që kompania po planifikon ta prezantojë në një të ardhme të afërt.

Bëhet e ditur se aplikacioni quhet Notes dhe u mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi si në Instagram

Sic raportojnë mediat e huaja, TikTok tashmë ka konfirmuar se Notes është në zhvillim por ende nuk ka ofruar asnjë afat kohor për prezantimin zyrtar të tij.

Pra, postimet e fotografive tuaja publike në TikTok do të shfaqen edhe në Notes. Fatmirësisht, kompania do të ofrojë edhe opsionin për të hequr dorë nga aplikacioni nëse preferoni të mos shfaqni postimet tuaja publike. Ndryshe, Notes nuk është projekti i vetëm në të cilin po punon aktualisht TikTok.

Lexo:

Kompania po eksperimenton edhe me formate të ndryshme si postime me tekst dhe video më të gjata

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0