Think Big, emisioni për sipërmarrjen dhe tregun e punës  - Business Magazine Albania

Think Big, emisioni për sipërmarrjen dhe tregun e punës 


Businessmag po sjell këtë vit një cikël emisionesh rreth sipërmarrjes, tregut të punës dhe zhvillimit të karrierës. Prej muajit Prill, në emisionin e transmetuar tërësisht në formatin dixhital kanë marrë pjesë sipërmarrës e ekspertë në fushën e shërbimeve, teknologjisë, bujqësisë, ndërsa edicionet e ardhshme do të prekin edhe turizmin e fusha të tjera.

Në sesionin e parë vijnë 5 puntata ndërsa nga shtatori Think Big rikthehet edhe me 7 takime të tjera interesante.

Sipërmarrës, punonjës dhe ekspertë të ndryshëm të fushës janë shprehur rreth sfidave, sukseseve, mangësive në treg, etj.

Shikoni 6 episodet e para të Think Big

E gjitha duket një përvojë e veçantë, për faktin se formati transmetohet online vetëm në platforma dixhitale dhe ka arritur të ketë mbi 350 mijë shikues. Edhe më e veçantë është për stafin e Businessmag.al, ekipin e Think Big, pasi është një përvojë e parë e suksesshme në këtë drejtim. Pas kuintave, emisioni është edhe më i pasur, me dubla incidente e situata humori.

Lexo: Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Si është kjo përvojë për organizatorët dhe drejtuesit e emisionit? Anëtarët e ekipit kanë për të thënë në këtë drejtim.

Think Big, për një çasje të re transmetimi

Gerti Boshnjaku, producent i Think Big

ThinkBig nuk është një emision i zakonshëm por një Show online që frymëzon audiencën e vet dhe ndërvepron me të. Them show pasi nuk kemi qëllim t’i përmbahemi ndonjë formati të përcaktuar dhe duam që për njerëzit që e ndjekin të jetë sa motivues po aq dhe argëtues.

Kjo është në përputhje me frymën që përcjellim tek Business Mag Albania, ku përmbajtja që trajtohet është orientuese e zhvillimeve më të fundit në sipërmarrje, teknologji dhe punësim, por mënyra si e përcjellim është e këndshme dhe e ‘lehtë’ për t’u lexuar dhe përthithur nga secili.

E kemi thënë gjithmonë që Business Mag nuk është një revistë apo një website, por në vetvete është një platformë multiformat, ku përmbatja do të përcillet në mënyra të larmishme tek njerëzit, me tekst të shkurter dhe të qartë, në print, në web, me imazhe infogaphics, me video-intervista, online show-s apo dhe me audio në formën e Podcasts.

Lexo: Albi Zhulali, ëndrra nuk realizohet kurrë i vetëm

Provat e para për një program të tillë i nisëm vitin e kaluar me Business Automotive, një përvojë nga e cila mësuam shumë. Ato që mësuam po përpiqemi t’i vëmë në jetë tek ky ThinkBig.

Gjatë përgatitjeve për episodin e parë, kisha një ‘ankth’ të brendshëm se do të rrisnim tepër pritshmëritë e audiencës dhe ekzistonte rreziku se nuk do t’i arrinim. Ndaj shpesh flisja me ekipin duke i thënë që të ruanim një profil më privat, të mos shpërndanin shumë foto apo video për atë që do të vinte.

Kjo është përqasja që kemi ndjekur në çdo produkt që bëjmë. E nisim duke komunikuar tek komuniteti që kemi ndërtuar, tek njerëzit e afërt duke u prezantuar modestisht atë që kemi krijuar dhe duke kërkuar komentet dhe sugjerimet e tyre për të krijuar e përshtatur një produkt që ata do ta dashurojnë. Kjo arrihet duke e krijuar produktin së bashku, në të njëjtën mënyrë siç kemi krijuar Business Magazine Albania.

Edhe me ThinkBig, kjo është rruga që po ndjekim. Orientohemi tek audienca, sugjerimet e tyre dhe përpiqemi të përmirësohemi sipas këshillave të tyre.

Në çdo episod do të sjellim diçka më të mirë nga i mëparshmi dhe ky është premtim që u bëjmë vetes dhe ndjekësve që presin shumë prej nesh.

Ekipi që po merret me ThinkBig po e bën me shumë dashuri punën dhe jam përpjekur gjatë përgatitjeve që ta marrin me sa më shumë sportivitet dhe pak stres, pasi është projekt i yni. E bëjmë se na pëlqen dhe të gjithë duhet të jemi të përfshirë pa u ndikuar se diçka nuk është sipas standardeve aktuale të vendosura nga mediat apo produksionet tradicionale.

Shikoni 6 episodet e para të Think Big

Qëllimi ynë është të përcjellim pozitivitet, shpresë dhe të orientojmë audiencën drejt një përqasje sipërmarrësi, çka do të thotë të ndryshojmë mendësi. Gjithçka është e mundur nëse ti ëndërron, motivohesh nga shembujt e shkëlqyeshëm të suksesit, shikon gotën plot, edukohesh dhe je mendjehapur. Në këtë mënyrë mendojmë se do të japim një impakt të tillë që mund të ndryshojë rrjedhën e jetës së njerëzve.

Shumë miq më thonë se programi është i mirë, por audienca në masë nuk e ndjek këtë lloj emisioni, por do ushqim politik, kronika, shfaqje rozë, pa thelb apo ‘gallata’ të rëndomta… dhe këtë e tregojnë klikimet apo shikimet në media sociale.

Unë besoj se në kohën që po jetojmë audienca kërkon diçka ndryshe nga ajo që i serviret aktualisht. Me ngadalë kjo audiencë po e braktis TV tradicionale, pikërisht sepse janë këto të fundit që po e mbysin ambientin ku jetojmë duke përçuar permbajtje që vetëm vlera nuk ofron.

Lexo: Produksionet shqiptare që duhet të ndjekësh në YouTube

Ndryshimi që kërkojmë të sjellim nuk vjen në një ditë, por në mënyrë graduale duke u angazhuar me secilin ndjekës të Business Mag edhe ThinkBig një për një. Duke ndërtuar së bashku me ta produkt më të mirë dhe duke ndërtuar komunitete, në të cilat të gjithë anëtarët sjellin vlerë dhe shtojnë vlerë. Në vazhdim besojmë se këta njerëz nuk do të ndihen të vetmuar dhe do të shohin se ka shumë të tjerë si ata, me të njëjtat besime për t’u zhvilluar dhe do ta përcjellin këtë frymë gjithmonë e më tej.

Kjo përbën edhe strategjinë e komunikimit marketing për Think Big dhe mendojmë se në harkun e këtij viti do të kemi rritje eksponenciale në ndjekshmëri.

Ndihemi me fat që kemi suport teknik të jashtëzakonshëm nga ekipi i New Media Communications, me ndihmën e të cilit mund të krijojmë gjithçka me burimet tona të brendshme.

Një emision dedikuar të rinjve

Arlind Zoto, regjizor

Formati i emisionit më të ri ka frymë edukuese dhe motivuese. Menduam të krijojmë një emision të ri dedikuar të rinjve në kërkim të një punësimi apo krijimit të një biznesi, ku të frymëzohen dhe të kuptojnë që çdo gjë mund të arrihet duke menduar Big.

Ky format do të sjellë personazhe të ndryshme, të cilët do të ndajnë eksperiencat, momentet e mira apo të vështira.

Për ne është hera e parë që nxjerrim një format emisioni dhe me energjinë e pasionin që po investojmë tek ky format totalisht i ri për shqiptarët, besoj se do jetë inovativ dhe plot zgjidhje për të rinjtë. Në Shqipëri Youtube nuk ndiqet akoma masivisht, por mendoj se duke ofruar mundësinë dhe zgjidhjen për ta parë online do të mund të na ndjekin dhe të frymzohen.

Emisioni synon të ketë mesazhe drejtuar gjithë audiencës që duan të mendojnë përtej të zakonshmes. Theksoj që mesazhet dhe modelet e suksesit do të jenë totalisht të ndryshme si nga llojet e bizneseve edhe nga moshat. Emisioni ka një të veçantë: ti mund të gjesh zgjidhje, frymëzim dhe të njohësh tregun e punësimit.

Xhirimet ndërkohë kanë specifikat e tyre. Kjo është përvoja ime e parë si regjizor i këtij lloj formati dhe energjia është maksimale për të nxjerrë një produkt sa më interesant.
Gjatë xhirimeve të para, me Renaton kishim një moment interesant, ku po bënim dublën e hyrjes dhe duke xhiruar, 2 vajza që po dëgjonin scriptin papritur hynë në planin e xhirimit dhe e pyetën se çfarë ishte (dhe ne qeshëm). Momente të tjera ka plot, p.sh. kur Renato prapë bën dublen e duhur dhe Neada e ndjek pas për ta inkurajuar.

Pjesa me interesante e emisionit është hyrja dhe pjesa e këshillave, të cilat nuk duhen humbur. Për hyrjen po synojmë të krijojmë skeche interesante.
Na ndiqni dhe na komentoni sa me shumë. Me siguri do të inspirohemi dhe nga komentet si pozitive dhe negative.

Shikoni 6 episodet e para të Think Big

Duhej një program online

Erald Xhuti, Drejtor i Marketingut dixhital

Ideja e krijimit të një programi online, erdhi nga fakti se njerëzit sot janë më të predispozuar të kërkojnë informacion nëpërmjet mediave online sesa televizionit. Këtë fakt e kemi vlerësuar edhe nga statistikat e shikueshmërisë të rrjeteve sociale, ku vihet re qartë trendi në rritje i interesimit për këtë lloj formati të përftimit të informacionit në çdo fushë të jetës.

Online është avantazhi se çdo person ka mundësinë të të ndjekë kudo dhe kurdo që ndodhet.

Së bashku me specialistët e marketingut të New Media Communications, ndërtuam një strategji të posaçme për këtë format, e cila rezultoi e sukseshme pasi arritëm mbi 50.000 ndjekës që në emisionin e parë.

Një element i rëndësishëm që besojmë së ka tërhequr audiencën është profili i emisionit, duke trajtuar tematika të veçanta si sipërmarrja dhe punësimi për të rinjtë, që shfaqin interes të madh për publikun.

Një emision për njerëzit që nuk dorëzohen

Renato Civili, Bashkëdrejtues i Emisionit

Unë e shikoj Think Big si një dritare për të komunikuar me çdo të ri/re që beson tek vetja e tek ëndrrat. Që lufton të arrijë më shumë, e që punon të gjejë mundësi të reja për t’u zhvilluar.

Është një emision i njerëzve që edhe pse jetojnë në një vend me 1001 vështirësi ekonomike e sociale, përsëri nuk dorëzohen. Luftojnë! Ky program u dedikohet atyre.

Ndaj, edhe në tre emisionet e para kemi përzgjedhur personazhe me histori që na frymëzojnë. Ata ndajnë eksperiencat, ëndrrat e historitë e tyre personale se si i kanë tejkaluar vështirësitë, dështimet, sfidat, e sesi janë bërë më të fortë prej tyre. Gjithashtu, ata ndajnë edhe këshillat se si e kanë arritur suksesin e tyre, e se si edhe ne mund të arrijmë suksesin tonë.

Historitë e tyre na mësojnë se, nuk duhet të limitohemi nëse nuk kemi sot aftësitë për të bërë ato që duam, sepse aftësitë nuk janë të lindura. Ne mund t’i zhvillojmë e përmirësojmë me praktikë dhe vullnet. Dhe, sa më të aftë të bëhemi aq më shumë mundësi do të kemi. Sa më shumë mundësi, aq me shumë të lirë do të jemi.

Shikoni 6 episodet e para të Think Big

Po mësojmë shumë

Neada Muçaj, Bashkëdrejtuese e Emisionit

Eksperienca ime në Think Big është një sfidë, por në të njëjtën kohë një mësues shumë i mirë.

Kemi mësuar të bëjmë shumë gjëra në një kohë të shkurtër dhe se asgjë nuk është e pamundur. Jemi njohur me personazhe që guxojnë të mendojnë dhe veprojnë ndryshe dhe besoj ky është suksesi më i madh.

Personazhet janë risi për audiencën që nuk i ka hasur më parë, ndoshta vetëm në artikujt e Business Magazine. Por, pavarësisht kësaj, emisioni është pritur mirë. Njerëzit po e shikojnë, na pyesin për të ftuarit në vazhdim dhe na sugjerojnë për ato gjëra që mund të përmirësojmë.

Ajo që më pëlqen realisht në këtë projekt është fryma e grupit, cilësia e imazhit dhe i gjithë ndërtimi që e bën të duket si një produksion i huaj dhe sigurisht mesazhi që ne synojmë të përcjellim deri në episodin e fundit të Think Big “Të mendojmë përtej të zakonshmes”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0