Produksionet shqiptare që duhet të ndjekësh në YouTube
Përditësuar së fundmi: 01/07/2019

Produksionet shqiptare që duhet të ndjekësh në YouTube

Share
nga Neada Muçaj
Kor 01, 2019

Marrëdhënia që kemi ne shqiptarët me televizionin është shumë e ngushtë. Por kohët e fundit kjo marrëdhënie ka ndryshuar, të paktën për të rinjtë. Me zhvillimin e YouTube dhe risinë Netflix, duket se pjesa më e madhe e njerëzve preferon seriale apo show që gjenden në këto platforma, me një kohëzgjatje afërsisht 30 minuta. E rëndësishme është që ne pëlqejmë dhe vlerësojmë prodhimet shqiptare.

Prandaj në këtë artikull kemi përzgjedhur 5 produksione shqiptare të cilat ja vlen t’i ndiqni në YouTube: 

Think Big

Emisioni “Think Big” është një program i ri mediatik i Business Magazine Albania, i cili ka si mision të informojë dhe edukojë të rinjtë me mundësitë për karrierë, e me vlerat e profesioneve dhe të promovojë kulturën e sipërmarrjes në shoqërinë tonë.

Think Big është një emision ndryshe nga të tjerët, sepse në fokus do të jenë të rinjtë dhe mundësitë e tyre të karrierës në Shqipëri.

Nën moderimin e Renato Civili dhe Neada Muçaj, ky emisionin ju njeh me modele suksesi në fushën e sipërmarrjes në vendin tonë. Të gjithë të ftuarit ndajnë eksperiencat, këshillat dhe historitë personale se si kanë arritur sukses në karrierën e tyre.

Të gjitha episodet e Think Big mund t’i gjeni në kanalin e YouTube në këtë link: https://bit.ly/2wtVKQ7

Familja KuqeZi

“Familja kuqezi” është serial komedia më e veçantë e zhanrit ‘Situation comedy’, prodhuar dhe realizuar nga Tring, në bashkëpunim me profesionistët më të mirë të fushës së artit të komedisë në vend.

Ky sitcom përshkruan realitetin social, familjar dhe kulturor shqiptar dhe kryesisht është një serial që synon, përveç argëtimit, hulumtimin dhe trajtimin e problemeve që kalon familja shqiptare.

Linku për të parë të episodet e “Familja kuqezi” në YouTube: https://bit.ly/2XfeCx1

Një dopio histori

Emisioni ka karakter historik dhe argëtues. “Një dopio histori” është një prodhim shqiptar i transmetuar në Digitalb në vitin 2016, por që nuk i ikën vlera. Personazhet më të njohur publik ulen në një tavolinë, me një ose më shumë gota përpara (sepse alkooli nuk të lë të gënjesh) dhe tregojnë historinë e Shqipërisë!

16 të ftuar, në 16 episode, me shumë alkool përpara, rrëfejnë historinë e vërtetë të Shqipërisë dhe në Youtube.

Një produksion nën logon e Digitalb, episodet e të cilit i gjeni këtu: https://bit.ly/2Jl6DK9

Guximtarët

Një emision për guximtarët shqiptarë të ajrit, ku në puntata të ndryshme personazhe të njohur provojnë nëse kanë guximin e duhur për aventura në ajër.

Në bashkëpunim me Aeronautikën Shqiptare, ky është një nga emisonet më të veçanta shqiptare, me personazhe të shumtë të cilët provojnë emocionet e fluturimit dysh dhe intervistohen në ajër.

Një prodhim i vitit 2017, i transmetuar fillimish në Digitalb e gjeni dhe në Youtube në këtë link: https://bit.ly/2JgjQ6J

Hostel By Anabel

Seriali që ka në qendër 5 vajza, të gjitha të punësuara prej kohësh pranë Anabel Media, trajton tema të ndryshme të të përditshmes shqiptare, të para nga syri i këtyre vajzave, të gjitha të brezit “millennial”, që kanë një këndvështrim tjetër në trajtimin e situatave, se brezat para-ardhës.

Autorja e këtij programi është Dalina Buzi, themeluesja e Anabel Media dhe ViaAnabel.

Një risi tjetër brenda këtij emisioni është dhe seriali #LLT. #Love#Likes#Tirana, (Romantic Comedy), është zyrtarisht web- series i parë në Shqipëri! “Web series” (serial web-i) është një lloj seriali, që vjen përgjithësisht në formë episodike, i prodhuar për t’u publikuar në internet.

Të gjitha seritë  i gjeni në këtë link: https://bit.ly/2KR4WY1