Tesla sjell një variant të modifikuar të modelit S


Një variant i modifikuar i Model 3 me performancë më të lartë të trashëguar nga Modeli S, do të jetë i disponueshëm gjatë këtij viti bëri të ditur kompania.

Tesla Model 3 do të bëhet akoma edhe më i shpejtë tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk.

Musk u shpreh se konsumatorët nuk duhet të presin që kjo makinë të thyejë rekordet e Model S sepse ky i fundit është në gjendje të akomodojë bateri më të madhe.

Megjithatë ky njoftim mund të “godasë” konsumatorët të cilët tashmë kanë porositur makinat e tyre. Gjithashtu nuk dihen opsionet që do të ofrojë Tesla për blerësit e rinj të këtij modeli.

E vetmja gjë që dihet për variantin e ri është jetëgjatësia e baterisë prej 346 kilometrash me një ngarkim të vetëm dhe se do të kushtojë 35.000 $, modeli bazë. Makina do të ketë të gjithë hardware-in e nevojshëm në mënyrë që të vetëdrejtohet.

Burimi: insajderi.com

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale