Tesla pushtohet nga optimizmi pas fitimeve të papritura

Tesla pushtohet nga optimizmi pas fitimeve të papritura


Firma raportoi një fitim të papritur prej 143 milionë dollarëve për tre mujorin e mbyllur më 30 shtator. Menjëherë pas këtij lajmi aksionet u rritën me 17% në 300 dollarë secili.

Lexoni: Shoferi i makinës Tesla kapet duke fjetur gjatë vozitjes në autostradë

Tesla me vite ka hasur shumë vështirësi, me financat duke raportuar humbje dhe duke shtuar dyshimet e investitorëve. Vitin e kaluar firma ndërmori masa të ashpra duke reduktuar shpenzimet dhe duke larguar mijëra njerëz nga puna.

Në tre mujorin e fundit, shpenzimet operative ranë për 15% në 930 milionë dollarë. Kompania ka besimin se mund të arrijë objektivat e prodhimit të 360,000 makinave këtë vit.

Lexoni: Elon Musk paralajmëron zgjerimin e komapanisë në vendet e Ballkanit

Tesla shpreson se tregu më i madh në botë i makinave, Kina, do ta ndihmojë të arrijë këto synime edhe pse shitjet janë dëmtuar nga lufta tregtare SHBA-Kinë.

Bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0