Elon Musk lajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla në vendet e Ballkanit

Elon Musk lajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla në vendet e Ballkanit


Kompania e cila merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Europë, në fillim të vitit të ardhshëm.

“Shpresojmë të zgjerohemi në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Europës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke prodhuar veturat tona në vendet e tij të origjinës,” ka shkruar Musk në Twitter.

Tesla prodhoi 87.000 automjete në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sipas faqes së internetit të Tesla, Inc., Kroacia tashmë zotëron Tesla Superchargers, instalimi i të cilëve gjithashtu pritet që të bëhet “së shpejti” në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Rumani, Bullgari dhe Greqi.

Serbia ka një rekord të dobët me automjetet elektrike (EV). Vendi aktualisht ka rreth 30 stacione karikimi EV.

Serbia ka 148 automjete elektrike të regjistruara (EV), më shumë se gjysma e tyre janë makina elektrike dhe automjete të tjera të tilla si autobusë dhe motoçikleta.

Situata është e ngjashme me vendet e tjera në Europën Juglindore (EJL).

Vendet e BE-së, përfshirë Kroacinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, si dhe Sllovenia, kanë rrjete shumë më të zhvilluara të stacioneve të karikimit EV sesa shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.

Lexoni: Elon Musk cilësohet si lideri më frymëzues në teknologji për vitin 2019

BalkanGreen

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0