Këtë fundjavë, Tirana u bë pjesë e Techstars Global Startup Weekend Women, një event 54-orësh, që në thelb ka mbështjetjen e sipërmarrësve të rinj dhe zhvillimin e komuniteteve rreth tyre. Kjo nismë ndërkombëtare, e mbështetur nga partnerë globalë si Google for Startups, erdhi në Tiranë në datat 27-29 Shtator 2019. Cilido që kishte një ide biznesi dhe dëshirën për ta zhvilluar atë u bë pjesë e këtij ambienti dinamik dhe frymëzues nën mentorimin e ekspertëve më të mirë.
Një fundjavë frymëzuese në kodrat e Dajtit
Në ditën e parë të eventit pjesëmarrësit kishin mundësinë të prezantonin idenë e tyre në 60 sekonda dhe më pas skuadrat u formuan për të çuar më tej idetë më të mira. Përgjatë fundjavës skuadrat i zhvilluan këto ide nën kujdesin e mentorëve, të cilët transmetuan përvojën e tyre në biznes. Fundjava kulmoi me prezantimet e ideve finale të dielën në darkë para një jurie profesionistësh, të cilët përzgjodhën skuadrën #tb për idenë inovative të një furçe dhëmbësh ekologjike. Fituesja ka mundësinë të prezantojë idenë e saj në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020. Përveç fituesit të madh, çdo grupi iu ofrua konsulencë, trajnim dhe ekspertizë.
Qëllimi i vërtetë i kësaj fundjave ishte të krijohej një plartformë për të mbështetur çdo pjesëmarrës për të zhvilluar idenë e tij. Platforma Google Cloud u ka ofruar të gjithë pjesëmarrësve kredit për të ndërtuar faqet e tyre të web-it dhe aplikacionet mobile.
Lexoni: Nisma globale në mbështetje të sipërmarrëseve të reja vjen në Shqipëri
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
