Të rinjtë shqiptarë po integrohen në tregjet globale të punësimit. Pagesat më të ulëta se tregu ndërkombëtar - Business Magazine Albania

Të rinjtë shqiptarë po integrohen në tregjet globale të punësimit. Pagesat më të ulëta se tregu ndërkombëtar

Pagesat

Të rinjtë shqiptarë po integrohen me shpejtësi në tregjet globale të punësimit, duke shitur nga Shqipëria shërbimet profesionale në distancë për kompani të huaja. Platforma ndërkombëtare e punësimit online “Upwork” ka të regjistruar aktualisht 3 mijë të rinj shqiptarë, shumica e të cilëve janë paguar.

Numri i regjistrimeve në platformë u rrit me shpejtësi gjatë pandemisë, si një mundësi mbijetese për të rinjtë shqiptarë që humbën vendin e punës nga pandemia në Shqipëri. Në muajin shkurt 2021, në platformën ”Upwork” ishin të regjistruar 1600 shqiptarë, kryesisht të rinj, ndërsa në qershor 2021, numri i regjistrimeve nga Shqipëria i kaloi të 3 mijë personat.

Nga përpunimi i të dhënave shihet se, shumica e tyre janë paguar. Fitimet e të rinjve nga punësimi në distancë përfshijnë pagesa të kënaqshme. Ndërmjet tyre ka persona që kanë fituar me shumë se 100 mijë euro për më pak se dy vjet. Shumica prej tyre kanë siguruar të ardhura mujore rreth 1 mijë euro në muaj që nga periudha e regjistrimit. Ndër të punësuarit në distancë ka edhe të rinj nga Kosova.

Të rinjtë shqiptarë kryesisht ofrojnë shërbime profesionale të tilla si shërbime të teknologjisë së informacionit (TIK) që janë edhe më të paguarat. Po larmia e shërbimeve është shumë e madhe, duke përfshirë konsulenca, analizë risku, arkitekturë, inxhinieri, kontabilitet, përkthim, marketing, përpunim të dhënash, etj.

Lexoni: Të rinjtë shqiptarë zgjedhin teknologjinë dhe inovacionin, 1000 studentët e parë në TUMO!

Platformat e punësimit online u bënë popullore gjatë pandemisë Covid-19. Në këtë periudhë, numri i shqiptarëve të regjistruar në platformat ndërkombëtare të punësimit shënoi rritje më të madhe se në çdo vend tjetër.

Ata janë integruar mirë në tregun e punës në distancë për shkak se, ofrojnë shërbime të ekspertizës së lartë, me pagesë të ulët në krahasim me tregun botëror. P.sh. shumica e të regjistruarve nga Shqipëria ofrojnë punë 10 dollarë në orë, kurse në Europë, shërbimet profesionale për një orë pune kushtojnë jo më pak se 40-50 dollarë.

Për disa shërbime si, arkitektura dhe përkthimi, profesionistët shqiptarë kërkojnë pagesa shumë më të ulëta se kolegët e tyre në rajon dhe në Europë. Sipas të dhënave nga platforma “Upwork”, të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit.

Në një studim të posaçëm për dixhitalizimin gjatë pandemisë, Banka Botërore e vlerësoi e-commerce si një mundësi, jo vetëm për profesionistët shqiptarë, por edhe për kompanitë shqiptare, të cilat mund të shesin prodhimet e tyre në tregje më të mëdha se popullsia e vogël e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0