Të gjithë kundër koncensioneve pa garë, ndërsa janë dhënë 319 të tilla

Të gjithë kundër koncensioneve pa garë, ndërsa janë dhënë 319 të tilla


Prej disa vitesh, e së fundi edhe më tepër, po dëgjoni për “ofertën e pakërkuar”. Dhe sigurisht këtë e keni hasur në projekte të mëdha investimesh, si ndërtim rruge, mirëmbajte të tyre, etj.

Flitet në fakt në çdo rast për një projekt investimi që i propozohet qeverisë nga kompani private. Kur kompanitë futen në garë (në tender, sipërmarrja apo grupi që ka bërë propozimin, është në avantazh me disa pikë, falë projektit të propozuar).

Por kjo formë investimi është duke ngjallur debate nëse paratë publike po përdoren siç duhet.

Prej vitesh ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë sugjeruar të shmanget kjo formë investimi, dhe së fundi Ministria e Financave ka hartuar një projektligj që po diskutohet nga grupet e interesit. Në draft janë shtuar kontrollet dhe monitorimet në investim.

Lexoni: FMN: Hiqni dorë nga propozimet e pakërkuara. Pak progres në disa reforma strukturore

Këto ditë, kundër projekteve me ofertë të pakërkuar kanë dalë jo vetëm përfaqësuesit e opozitës, por edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave  Erjon Braçe. Në mbledhjen e fundit të komisionit, Braçe tha se në shtator do të propozojë heqjen e kësaj forme investimi nga ligji aktual. ‘’Aktualisht numërohen mbi 319 kontrata të dhëna pa garë’’, tha ai duke theksuar se një gjë e tillë po shkatërron financat e vendit.

Kjo erdhi pasi Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, tha se qeveria e ka kthyer dhënien e koncesioneve dhe tenderave me ofertë të pakërkuar në një praktikë pune, duke eliminuar garën mes kompanive. Tabaku tha se 4 nga 7 projektet e paketës ‘1 miliard’ janë dhënë pikërisht në këtë formë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0