Tatimet këshillojnë: Ja cilat janë detyrimet për tatimin mbi të ardhurat personale - Business Magazine Albania

Tatimet këshillojnë: Ja cilat janë detyrimet për tatimin mbi të ardhurat personale


Të gjithë individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë, për të gjitha të ardhurat e krijuara gjatë periudhës tatimore (vit kalendarik), pavarësisht nga burimi i këtyre të ardhurave, i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale. Të gjithë individët jorezidentë, i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale në Shqipëri, për burimet e të ardhurave të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës tatimore.

Lexoni: Biznesi i madh, ja cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat pas regjistrimit

Individi rezident

Individi konsiderohet rezident në Republikën e Shqipërisë për qëllime tatimore, kur ka një banesë të përhershme, ka familjen, pra ka interesa jetësorë dhe ekonomikë në Shqipëri (vendi i interesave jetikë), pavarësisht se mund të punojë në periudha të ndryshme jashtë vendit apo mund të ketë nënshtetësi të huaj.

Konsiderohet rezident shqiptar për qëllime tatimore, individi i cili qëndron në Shqipëri gjatë një viti tatimor, në vazhdim ose me ndërprerje, në total, më tepër se 183 ditë, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ka interesat jetike. Në llogaritjen e kohës së qëndrimit në Shqipëri përfshihen ditët e prezencës fizike, pra jo vetëm ditët e punës, por edhe ditët e mbërritjes, largimit, pushimet.

Funksionarit konsullor, diplomatik ose të ngjashëm, të caktuar me punë nga shteti në ambasada, konsullata apo në organizma ndërkombëtarë jashtë vendit, konsiderohen gjithashtu rezidentë tatimorë shqiptarë edhe pse jetojnë me vite jashtë Shqipërisë.

Individi jorezident

Konsiderohet individ jorezident në Republikën e Shqipërisë, personi i cili nuk plotëson njërin ose të dyja kriteret e sipërpërmendura (kriterin e vendbanimit dhe kriterin e kohës së qëndrimit).

Detyrimi për të deklaruar

Individi rezident shqiptar, që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në shumën 2.000.000 lekë, mbi këtë shumë, ka detyrimin të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave brenda datës 30 Prill të vitit që pason vitin e mbyllur kalendarik.

Individi jorezident, që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në shumën 2.000.000 lekë, mbi këtë shumë, duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave brenda datës 30 Prill të vitit që pason vitin e mbyllur kalendarik.

E drejta për të deklaruar pa qenë i detyruar nga ligji

Individët rezidentë shqiptarë të cilët nuk janë subjekt i plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës individuale vjetore, por që realizojnë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 1 050 000 lekë, mund të plotësojnë dhe dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave nëse duan të përfitojnë nga zbritja e shpenzime të kryera gjatë vitit kalendarik fiskal.

Lexoni: Ja cilat janë procedurat për të regjistruar një biznes

Të ardhurat e tatueshme

Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, konsiderohen të ardhura të tatueshme, të ardhurat personale të mëposhtme:

Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrdhëniet e punësimit për individët

  1. Të ardhurat bruto nga dividentët për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit;
  2. Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit;
  3. Të ardhurat bruto nga interesa bankarë;
  4. Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
  5. Shuma bruto të fituara nga llotari apo lojëra të tjera të fatit;
  6. Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liçencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike;
  7. Fitimi kapital nga dhurimi;
  8. Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
  9. Të ardhura bruto të tjera

Shpenzimet që mund të zbriten

Për efekt të llogaritjes së të ardhurës së tatueshme të këtyre individëve që plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave, janë shpenzime të zbritshme shpenzimet e mëposhtme:

  1. shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete, për fëmijët dhe personat në kujdestari;
  2. shpenzimet për mjekim, për vete, për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Afati dhe mënyra e deklarimit

Deklarata vjetore e të ardhurave individuale, duhet të dorëzohet brenda datës 30 Prill të vitit që pason vitin e mbyllur kalendarik.

Deklarimi bëhet në rrugë elektronike. Çdo individ rezident shqiptar, të cilit i lind detyrimi për të deklaruar, por që nuk është i regjistruar në e-Filing, duhet të regjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:

  • Hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al
  • Klikon në menunë “e-Shërbime”, zgjedh në të djathtë nën-menunë “Për Individët”
  • Klikon në linkun “kliko këtu”, në paragrafin e dytë
  • Në ekran do të shfaqet tabela e të dhënave për tu plotësuar për individin.

Individët jorezidentë, duhet të drejtohen në zyrën më të afërt tatimore për t’u regjistruar

Pagesa e detyrimit për tatimin mbi të ardhura personale

Nëse nga plotësimi i deklaratës vjetore rezulton se individi duhet të paguajë tatim, bazuar në rubrikën “Totali për t’u paguar”, të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, individi dorëzon në bankë formularin “Urdhërpagesë e tatimit mbi të ardhurat individuale”, e cila gjenerohet nga sistemi informatik dhe bën pagesën e tatimit jo më vonë se data 30 prill e vitit pasardhës të vitit për të cilin bëhet deklarimi.

Korrigjimi i deklaratës së dorëzuar më parë

Individi deklarues mund të korrigjojë deklaratën fillestare të tij deri në dy herë, brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të deklaratës së parë të plotësuar gabim, pa penalitete.

Në rast të një korrigjimi tjetër, pas atij të dytë, brenda afatit tremujor nga dorëzimi i deklaratës fillestare ndaj individit tatimpagues deklarues zbatohen sanksionet ligjore.

Individi e dorëzon deklaratën e korrigjuar nga llogaria e tij në e-filing në faqen zyrtare të tatimeve online www.tatime.gov.al.

Dokumentacioni justifikues i të ardhurave dhe shpenzimeve

Çdo e ardhur e realizuar dhe shpenzim i kryer, deklaruar në deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, duhet të jetë i provuar me dokumentin ligjor përkatës justifikues. Individi deklarues në rast të një kërkese nga Administrata Tatimore, ka detyrimin të paraqesë, dokumentacionin përkatës justifikues.

Lexoni: Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0