Tatimet: ja kush përjashtohet nga kasa fiskale

Tatimet: ja kush përjashtohet nga kasa fiskale


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është rikthyer instalimit të pajisjeve fiskale tek sipërmarrjet. Në informacionin e publikuar “Mbi detyrimin e tatimpaguesve për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale në ambientet e ushtrimit të aktivitetit”, vëren se:

duhet të pajisen me kasë fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimor për çdo transaksion të gjithë tatimpaguesit e shitjeve me pakicë që shesin mallra dhe ofrojnë shërbime.

Tatimpaguesit, të cilët kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, pagesa e të cilave nuk kryhet përmes bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, përmes pajisjeve fiskale. Kjo sipas DPT-së, bëhet për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshim të kuponit tatimor, në mënyrë të detyrueshme.

Ndërkohë, sipas informacionit të publikuar nga DPT nuk janë të detyruar të lëshojnë kupon tatimor:

  1. a) tatimpaguesit, që paguajnë tatime mbi të ardhurat nga kryerja e veprimtarive për shuma të vogla të të ardhurave neto, me përjashtim të shoferëve të taksive;
  2. b) personat, që nuk janë tregtarë dhe e realizojnë qarkullimin e produkteve bujqësore dhe të pa përpunuara mbi tezga, në tregjet e organizuara, si dhe jashtë markatave;
  3. c) individët, që lëshojnë me qira mjedise biznesi;

      4).d)veprimtaritë, që ushtrohen në zona të larta malore, me popullim më pak se 300 individë dhe që janë të ndryshme nga vendet turistike.

Administrata tatimore njofton gjithashtu se ndalohet përdorimi i pajisjeve fiskale dhe sistemeve të monitorimit të qarkullimit, të ndryshme nga ato të përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0