Tashmë nuk do të keni më nevojë të bëni Check-in - Business Magazine Albania

Tashmë nuk do të keni më nevojë të bëni Check-in


Njerëzit që udhëtojnë shpesh me avion e njohin mirë stresin para nisjes: Kur hapet check-in? Si është kodi i rezervimit? A do të ulem në një vend anash apo nga dritarja?

“AirlineCheckins.com”, produkt i Lufthansa Innovation Hub, i zgjidh të gjitha këto probleme duke e bërë automatikisht check-in për më shumë se 100 kompani ajrore në të gjithë botën. Pas shumë provash dhe testesh, AirlineCheckins.com është një zgjidhje mjaft e sofistikuar për të gjithë pasagjerët.

Lexoni: 6 mënyra që sipërmarrësit të jenë produktivë edhe në avion

“Të bësh check-in për një fluturim 24 orë përpara, gjatë kohës që paketon, mbyll punët e zyrës, planifikon udhëtimin, shton stres për pasagjerin, sidomos për ata që udhëtimin me avion e kanë pjesë të punës,” thotë Holger Schneider, drejtor i menaxhimit të Lufthansa Innovation Hub. “Qëllimi ynë është që ta eliminojmë këtë problem dhe ta bëjmë idenë e udhëtimit më të këndshëm.”

Pasagjerët mund të regjistrohen tek AirlineCheckins.com dhe të shprehin preferencën e tyre për vendin e uljes. Më pas programi bën automatikisht check-in për të gjitha fluturimet ku është përdorur adresa personale e e-mailit të pasagjerit. Si zgjidhja e parë e llojit të vet, AirlineCheckins.com nuk përfshin vetëm fluturimet nga Lufthansa Group airlines, por për të gjitha kompanitë e tjera të fluturimit që ofrojnë check-in online.

Gjatë fazës së testimit, AirlineCheckins.com u përdor nga 5000 pasagjerë nga 60 shtete. Në vitin 2016, 10000 pasagjerë u procesuan.

Lexoni: Lufthansa mbështet risitë dhe lejon shitjen e biletave të avionit nëpërmjet kanaleve dixhitale të palëve të treta

Gjatë javëve të fundit, sektori teknologjik i produktit u mbikqyr dhe u kontrollua për të parandaluar probleme të mundshme gjatë përdorimit dhe për të përballuar një numër të madh check-in-esh. Tashmë, përdoruesit mund edhe të përmendin pasagjerë të tjerë në profilin e tyre për të siguruar check-in e disa njerëzve njëkohësisht.

Gjithashtu, dokumentet e identifikimit mund të menaxhohen brenda për brenda profilit për të mos e komplikuar check-in për fluturimet internacionale.

“Ne e konsiderojme AirlineCheckins.com si pikënisja e një platforme për shërbime të lidhura me udhëtimet. Check-in online është shumë i nevojshëm për një kompani ajrore. Ky i fundit mund të ndiqet nga paketa ose oferta të lidhura me udhëtimet. Feedback –u i marrë nga testet e bëra na tregoi që produkti ynë i është drejtuar një nevoje të madhe të klientëve,” thotë Gleb Tritus, anëtar i bordit të menaxhimit tek Lufthansa Innovation Hub.

Tashmë produkti është në fazën e dytë të testimit. Testimi i parë provoi që shërbimi i përgjigjet nevojave të tregut dhe fokusi i ardhshëm është zhvillimi dhe validimi i modeleve të ndryshme të biznesit të lidhura drejtpërdrejt me klientin (p.sh. ofrimi i shërbimeve si marrja me qera e një makine, hotelet etj. të lidhura me destinacionin).

Lexoni: Albi Zhulali do të ofrojë platformën “Reception App” falas për të gjitha hotelet në Shqipëri

AirlineCheckins.com është ende falas për çdo pasagjerë.

Rreth Lufthansa Innovation Hub:

Lufthansa Innovation Hub, një degë tërësisht në pronësi të Grupit Lufthansa me bazë në Berlin, lidh grupin më të madh në botë të aviacionit me pjesëmarrësit përkatës të ekosistemeve globalë të teknologjisë dhe zhvillon zgjidhje të fokusuara drejt konsumatorëve për udhëtarët e së nesërmes. Me këtë rol, njësia krijon partneritet strategjik mes linjave ajrore të Grupit Lufthansa dhe kompanive përkatëse dixhitale. Lufthansa Innovation Hub gjithashtu zhvillon produkte të reja dhe shërbime që zbatohen në grup apo pozicionohen në treg si kompani të pavarura që adresojnë nevojat e të gjithë udhëtarëve. Kompania vendos në prioritet një fokus në nevojat e konsumatorëve, së bashku me vlefshmërinë sipërmarrëse të modeleve të biznesit dhe një bashkëpunim të ngushtë me sipërmarrësit serialë, investitorët dhe startup-et ekzistuese.

Burimi: newsroom.lufthansagroup.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0