Hotel Adriatik , aty ku luksi takohet me trashëgiminë dhe mikpritjen shqiptare - Business Magazine Albania

Hotel Adriatik , aty ku luksi takohet me trashëgiminë dhe mikpritjen shqiptare

Nga Eni Muça

Turizmi shqiptar po kalon në një fazë të re, ku kërkesa për përvoja autentike dhe mikpritje cilësore po rritet ndjeshëm. Në këtë kontekst, Hotel Adriatik  nuk është thjesht një destinacion, por një histori e gjallë që kombinon trashëgiminë me standardet moderne të luksit. Nevila Dudaj, themeluese e hotelit, rrëfen se si ky institucion historik i turizmit në Shqipëri po i përshtatet pritshmërive të turistëve bashkëkohorë, që nga personalizimi i shërbimeve deri te angazhimi për një turizëm më të qëndrueshëm. Në këtë intervistë, ajo ndan sfidat, mundësitë dhe vizionin për të ardhmen e mikpritjes në Shqipëri.

Si e shihni vitin 2025 për industrinë e turizmit në Shqipëri? A pritni rritje apo sfida të reja?

Viti 2025 do të jetë një vit i shkëlqyer për turizmin shqiptar. Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i veçantë mesdhetar, me një kombinim unik të historisë, kulturës dhe natyrës. Pritet një rritje e vazhdueshme e numrit të turistëve, veçanërisht nga tregjet potenciale si Amerika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Azia . Megjithatë, sfidat do të jenë gjithashtu të pranishme, përfshirë nevojën për infrastrukturë më të mirë, menaxhimin e mbipopullimit në sezonet e pikut, trafikut dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të mbajtur standardet e larta të mikpritjes. 

Cilat janë disa nga tendencat më të rëndësishme që do të ndikojnë në sektorin e hotelerisë dhe mikpritjes këtë vit?

Disa nga tendencat kryesore që do të ndikojnë hotelerinë në 2025 janë:

  • Turizmi i qëndrueshëm dhe ekologjik – Vizitorët janë më të ndërgjegjësuar për ndikimin mjedisor dhe kërkojnë hotele që investojnë në praktika të gjelbra.
  • Përvoja të personalizuara – Teknologjia po ndihmon në krijimin e një përvoje më të personalizuar për çdo klient, nga zgjedhjet e dhomave deri te rekomandimet për aktivitete lokale.
  • Turizmi i luksit dhe autenticiteti – Nuk kërkohet më thjesht luksi klasik, por një kombinim mes rehatisë dhe eksperiencave autentike që lidhen me kulturën dhe traditat lokale.
  • Integrimi i teknologjisë – Automatizimi i shërbimeve, nga check-in pa kontakt deri te përdorimi i AI për rekomandime, do të ndryshojë mënyrën si hotelet ndërveprojnë me klientët.

Si mendoni se do të ndikojnë platformat e rezervimeve online dhe inteligjenca artificiale në përvojën e klientit?

Platformat e rezervime direkte online, pjese e te cilave ne jemi me Hotel Adriatik, qe prej vitit 2017, po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, duke ofruar personalizim të thelluar bazuar në preferencat e mëparshme të klientëve. Inteligjenca artificiale do të luajë një rol kyç në analizimin e të dhënave të vizitorëve për t’u ofruar atyre sugjerime të personalizuara për dhoma, shërbime shtesë dhe aktivitete në destinacion. Për më tepër, chatbot-et me AI dhe asistentët virtualë do të përmirësojnë komunikimin dhe do të ulin kohën e pritjes për kërkesat e klientëve.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0