Tani më afër me ju. Një klik larg Virtual Tour - Business Magazine Albania

Tani më afër me ju. Një klik larg Virtual Tour

Vitual tour

Virtual tour po kthehet në një trend. Sipërmarrje të ndryshme kanë realizuar videot e tyre prezantuese përmes kësaj forme, duke shkuar më afër klientit.

Ne kemi zhvilluar një intervistë me drejtuesin e VirtualPro Alban Feti rreth trendeve dhe përvojës së kompanisë së tij.

 Sa kohë keni në treg dhe ku jeni fokusuar me punën tuaj?

VirtualPro operon në treg që nga Maji i vitit 2020. VirtualPro lindi nga nevoja e  subjekteve për të qenë të disponueshëm online para klientëve potencialë në mënyrë virtuale. Rrjedhimisht, për t’u ofruar qytetarëve lirinë e munguar përsa i përket aksesimit të çdo vendi në çdo kohë.

Nevojë kjo, e përforcuar edhe nga pandemia. VirtualPro është e fokusuar në të gjitha subjektet që posedojnë një godinë, ambient apo aktivitet dhe dëshirojnë të jenë më afër klientëve të tyre.

U mundësojmë kështu, të gjithë steakholder-ve, të kursejnë kohë dhe para për të vizituar një subjekt.

A vijojnë turet virtuale të jenë një risi apo tanimë sipërmarrjet dhe individët i shohin si një domosdoshmëri?

Panoramat, turet virtuale, fotografitë dhe videot ekzistojnë prej vitesh. Videot 360 gradë (virtual tour) nuk janë risi ditët e sotme, përkundrazi, gjithmonë e më tepër po përfshihen më shumë në jetën tonë, nga studimet dhe trajnimet e fushave të ndryshme universitare deri tek marrëdhëniet tregtare.

Me gamën tonë të re të tureve virtuale 3D/360 ne synojmë të ndryshojmë mënyrën se si njerëzit dhe subjektet promovojnë aktivitetet e tyre për të qenë më pranë klientit: duke mundësuar lirinë për të aksesuar çdo vend, në çdo kohë dhe duke kursyer kohën dhe paratë e tyre.

Çfarë mundëson një tur virtual për kompaninë që e realizon?

VirtualPro, me teknologjinë e re të skanimit, u sjell klientëve potencialë lirinë për të vizituar virtualisht në çdo kohë aktivitetin tuaj (subjekt të çdo natyre)!

Një përvojë realistike, gjithëpërfshirëse, që u lejon blerësve të ardhshëm të vizitojnë dhe eksplorojnë ambientet ose pronat tuaja në internet sikur të kishin hedhur vërtet këmbë fizikisht brenda vetë ndërtesës.

VirtualPro sjell:

1️-Virtual Tour në 3D

2️- Rezolucion te lartë (4k HDR)

3️- Infopoints

4️-Plane skematike 2D dhe 3D të dyshemesë dhe kateve

5️- Matje virtuale me një saktësi tepër të lartë të objekteve

6️-Autoplay me udhëzime dhe video.

Punimet tona “Virtual Tour “ mund t’i:

👉Shpërndani lehtë në faqet e Mediave Sociale

👉Publikoni në Google Street View

👉Vendosni në faqen tuaj të web-it

👉 aksesoni nëpërmjet syzeve (VR).

Përveç të lartpërmendurave, që nga Nëntori i 2020, VirtualPro është çertifikuar nga Google Street View si Fotograf i Besuar.

Cilat janë tregjet, vendet apo industritë që e kanë më të zhvilluar këtë? Le të ndalemi tek Turizmi Mjekësor dhe Show Room-et për të cilat keni realizuar video. Cila është praktika juaj. Për çfarë mendoni se u ka shërbyer?

Industritë dhe tregjet që e kanë më të zhvilluar ndërveprimin me Virtual Tour janë:

1-Real Estate

2-Struktura Hotelerie, Resorte & Salla Eventesh

3-Auto Dealers

4-Sigurim & Restaurim Pronash

5-Shkolla dhe Universitete, Qendra Trajnuese

6-Fabrika dhe Magazina

7-Muze, Monumente Kulture (kisha, xhami, ndërtesa historike)

8-Showroom dhe Dyqane

9- Ambiente Spitalore (spitale, klinika apo qendra të specializuara mjekësore)

Në Shqipëri, pas realizimit të Virtual Tour të Kuvendit dhe Parlamentit, kemi pasur një interes të lartë nga turizmi mjekësor dhe Show Room-et.

  • Turizmi mjekësor në Shqipëri po rritet dita-ditës dhe investimet ne këtë fushë janë shumë të larta, qoftë nga spitale, klinika apo qendra të specializuara mjekësore. Klientët nga jashtë e ndiejnë shumë të rëndësishme të shikojnë paraprakisht ambientet dhe seriozitetin e shërbimeve që do të marrin. Për të fituar kredibilitetin e klientëve potencialë nëpërmjet Virtual Tour, ju mundsojmë akses të plotë në ambientet, godinat, shërbimet dhe teknologjinë që subjektet disponojnë.

Turet virtuale janë një ndihmë psikologjike për një vendimarrje të sigurt për pacientët që vijnë nga shtetet e huaja.

Tani është koha që klientët të shikojnë çfarë duan dhe jo t’u tregojmë ne çfarë duam.

  • Show Room-et, kanë shumë kapital të investuar për t’u treguar fizikisht më të mirën që ata disponojnë në aktivitetin e tyre. Me Virtual Tour, ky investim është më pranë, më i aksesueshëm dhe më i afërt me çdo klient, nga telefoni, kompjuteri apo tableta, nga zyra apo kolltuku i sallonit. Shumë lehtë ne mund t’i eksplorojmë, të zgjedhim, të rezervojmë dhe të blejmë nga vendi ku jemi, pa harxhuar para dhe kohë për udhëtimin.

Virtual Tour ka përmirësuar praninë online, përkthyer kjo në shitje më të larta.

5- Cilat janë avantazhet e një turi virtual për këto industri?

Përfitimet nga Turet Virtuale

  • Interaktiviteti ~ turet virtuale janë 4 herë më tërheqëse sesa videot tradicionale apo fotot.
  • Koha e shfletimit ~ Përdoruesit kalojnë 52% kohë më shumë në faqet e internetit që shfaqin ture virtuale në to.
  • Kërkimi ~ Faqet që kanë ture virtuale vlerësohet të kenë 80% rritje të kërkimeve.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0