Tani edhe shkenca e pranon se puna fillon shumë herët! - Business Magazine Albania

Tani edhe shkenca e pranon se puna fillon shumë herët!


“Zogu i mëngjesit ha krimbat!” është ajo që një ushtri e ekspertëve të produktivitetit u sjellin në mendje atyre që bëjnë ‘luftë’ të zgjohen herët në mëngjes. Por ‘bufat e natës’ kanë një aleat të ri të fuqishëm.

“Në fakt, shkenca thotë se duhet të fle,” mund të përgjigjen ata tani.

Nëse juve ndiheni natyrshëm më të gjallëruar natën dhe ndiheni si një “zombi” para mëngjesit pavarësisht se çfarë keni bërë, pa dyshim se ju ka shkuar jeta me bezdisjen e prindërve që e kishin për të mirën tuaj, mësuesve dhe ‘shitësve’ të këshillave që t’ju shtronin rrugën për të qenë njerëz që zgjoheni herët në mëngjes. Por studimet po bëjnë që kjo shfaqje të bjerë, ne jemi të destinuar të rrimë te ritmi me të cilin kemi lindur.

Nuk duhet të luftoni ritmet tuaja natyrale…
Një studim i fundit nga kompania e testimeve gjenetike 23andMe sugjeron se shumë prej preferencave tona lidhur me orarin mund të jenë si pasojë e gjeneve. Dhe nuk janë vetëm startupet e Silicon Valley që e thonë këtë. “Çdo organizëm, që nga bakteriet primitive te qëniet njerëzore, kanë një orë të brendshme të përcaktuar biologjike,” ka shpjeguar kohët e fundit për BBC Till Roenneberg, një profesor i kronobiologjisë në Institutin e Psikologjisë Njerëzore në Universitetin Ludëig-Maximilian të Mynihut. “Dhe kjo orë mund të variojë shumë nga një njeri në një tjetër.”

“Është si shputat,” thuhet në artikullin që citon Roenneberg të shprehet. “Disa njerëz janë të lindur me shputë të madhe, ndërsa disa të tjerë me shputë të vogël.”

Na vjen keq ju që zgjoheni herët në mëngjes, ‘bufat e natës’ mund të transformohen në njerëz të mëngjesit, po aq sa ju mund të ndryshoni masën e atleteve tuaja.

…dhe punëdhënësit tanë nuk duhet të na kërkojnë që të bëjmë përpjekje.
“Një fushë studimi gjithmonë e në rritje tregon se për shumë prej nesh, oraret tona të punës janë jashtë sinkronizimit me orën tonë natyrore, dhe ekspertët janë duke i nxitur punëdhënësit që ta kuptojnë këtë,” shkruan Renuka Rayasam në portalin e BBC.
Nëse kjo gjë është muzikë për veshët tuaj, artikulli ia vlen ta lexosh. Por ja ku qëndron esenca e këtyre zbulimeve: sipas punës së Christopher Barnes, një profesor menaxhimi në Universitetin e Uashingtonit, mospërputhja midis preferencave natyrale të shumë punonjësve dhe startit zyrtar të ditës së punës jo vetëm që rezulton në produktivitet dhe kreativitet të ulur (për të mos përmendur vuajtjet më të mëdha), por mund të ndikojë edhe në vendimet etike të atyre që ngrihen vonë që janë të detyruar të ngrihen para kohe nga shtrati.

Është një problem i zakonshëm sipas Roenneberg. “Shumë njerëz vuajnë nga ajo që ai e quan jetlag social,” raporton Raysam. “Thënë ndryshe, trupat e tyre janë gjithmonë në zonën e gabuar kohore. Ai vlerëson se më shumë se 70 për qind e njerëzve zgjohen më herët se çduhet nëse qëllimi i tyre është të pushojnë më mirë dhe të performojnë maksimalisht.”

Nëse duhet të shkoni në punë çdo mëngjes, nuk mund ta ngushëlloni veten që të paktën ka edhe shumë të tjerë që e vuajnë të njëjtën gjë. Por mbase një këshillë e mirë nga kjo shkencë do të ishte që më shumë shefa të konsideronin nëse dita e punës duhet të fillojë pak më vonë. Paul Kelley i Institutit të Neuroshkencës së Proceseve Biologjike dhe Gjumit, “beson se dita ideale e punës duhet të fillojë në 10:00 të paradites.”

Ose më mirë akoma mbase liderat duhet të mendojnë t’i lënë punonjësit e tyre të vendosin oraret e tyre. Studimet tregojnë që skuadrave që u jepet ky fleksibilitet punojnë më shumë dhe bashkëpunojnë më mirë. Sigurisht, një marrëveshje e tillë nuk do të funksionojë në të gjitha ambjentet, por ka shumë raste ku e vetmja gjë që e ndalon këtë ndryshim që ka potencial të madh në rritjen e produktivitetit, është tradita dhe inercia.

 

/Shkruar nga Jessica Stillman, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0