Gabimet mjekësore ende rrezikojnë pacientët, por AI mund të jetë shpëtimi - Business Magazine Albania

Gabimet mjekësore ende rrezikojnë pacientët, por AI mund të jetë shpëtimi

Gabimet me medikamentet, si dhënia e ilaçit të gabuar apo e dozës së pasaktë  janë ndër problemet më të shpeshta në mjekësi, duke prekur rreth 1 në 20 pacientë dhe duke shkaktuar mbi 1.3 milion dëme në SHBA çdo vit, sipas OBSH.

Në një ambient kaotik si salla e operacionit, këto gabime ndodhin shpesh gjatë situatave urgjente. Pikërisht për t’i parandaluar, Dr. Kelly Michaelsen nga UW Medicine në Seattle, së bashku me kolegët e saj, ka zhvilluar një teknologji inovative: syze të zgjuara me kamera të drejtuara nga inteligjenca artificiale, që skanojnë etiketat e shiringave dhe flakonëve për të kapur gabimet para se të ndodhin.

Kjo teknologji zbulon gabime të njohura si “vial swap” (ndryshim flakoni), që përbëjnë rreth 20% të gabimeve të medikamenteve, me saktësi 99.6%, sipas një studimi të botuar së fundmi. Pajisja, e ndërtuar në bashkëpunim me departamentin e shkencave kompjuterike të Universitetit të Washingtonit, nuk ruan të dhëna dhe fokusohet vetëm te etiketat, për të ruajtur privatësinë.

Lexo edhe: A mundet AI të kurojë kancerin? Një start-up francez po përpiqet ta bëjë realitet

Për përdorim praktik, ekipi po teston alarme zanore diskrete, për të shmangur “lodhjen nga alarmet” dhe ndërprerjet e panevojshme gjatë operacioneve. Sipas anestezistit John Wiederspan, që e ka testuar pajisjen, teknologjia ka potencial të madh, veçanërisht në ambiente me presion të lartë si urgjenca apo reanimacioni.

Megjithëse teknologjia nuk është zgjidhje magjike, ekspertët thonë se AI mund të jetë një “sy i dytë” shumë i dobishëm në situata kritike. Rreziqet etike dhe të privatësisë ekzistojnë, si edhe frika se mjekët mund të bëhen tepër të varur prej saj. Por nëse përdoret me kujdes, AI mund të shpëtojë jetë duke shtuar sigurinë dhe ulur ngarkesën mendore të stafit mjekësor.

“Koha është vendimtare në një emergjencë. Nëse AI na ndihmon të fitojmë edhe pak sekonda për të qenë më të përqendruar te pacienti, atëherë ia vlen,” – tha Wiederspan.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0