Syzet e duhura për ata që punojnë përpara kompjuterit - Business Magazine Albania

Syzet e duhura për ata që punojnë përpara kompjuterit


Duke u rritur ne na kanë mësuar mos të uleshim shumë afër televizorit, ndërkohë që ne tani shpenzojmë shumë kohë dhe e kemi shumë të vështirë të kuptojmë se sa shumë dëm po i bëjmë syve.

Edhe pse ne tashmë e dimë këtë. Ti ndoshta e ke vënë re se e ke të vështirë të flesh gjumë pasi ke kaluar një natë para laptopit, apo ke atë ndjesinë sikur sytë janë të lodhur në fund të një dite të gjatë. Kjo për shkak të dritës blu, e cila është e dëmshme për retinën tonë kur ekspozohet ndaj saj për periudha të gjata kohore.

Kompania Felix Gray, është një kompani që prodhon syze për të lehtësuar lodhjen e syve për përdoruesit e Internetit. Lentet e tyre janë dizenjuar për të filtruar dritën blu, për të reduktuar shkëlqimin dhe për të rritur zmadhimin për t’i bërë orët që kaloni duke punuar më të durueshme.

syzet-e-duhura-per-ata-qe-punojne-perpara-kompjuterit-businessmag

Në reklamën e parë, porositë shpërthyen në Felix Gray aq sa u shitën menjëherë të gjitha duke lënë shumë të tjerë të zhgënjyer në pamundësi për të blerë një palë. Fatmirësisht, Felix Gray kohët e fundit i ka pajisur të gjithë raftet dixhitale me syze dhe ata janë gati për porositë e rradhës. Nëse i keni humbur herën e kaluar, tani e keni mundësinë të bleni një palë të tjera.

Si dikush që e kalon pjesën më të madhe të kohës në punë i fokusuar në ekran dhe 40% të kohës së lirë duke bërë prapë të njëjtën gjë, unë jam një fans i madh i këtyre syzeve. Zmadhimi dhe reduktimi i dritës janë të rëndësishme mjaftueshëm për të qenë të dukshme menjëherë dhe si një përdorues i etur i F.lux, unë e vlerësoj faktin që ato reduktojnë lodhjen pa prishur ngjyrën e asaj që është në ekran. Harrova të them se dhe skeleti është shumë i bukur.

Unë nuk kam patur syze më parë, por këto nuk më bezdisën aspak gjatë punës time në zyrë.

Nëse po kërkon një mënyrë për të lehtësuar sytë nga stresi i përditshmërisë që sjell puna përballë kompjuterit, Felix Gray është zgjedhja e duhur për ju.

Syzet për kompjuter shiten nga 75$-95$.

/BusinessInsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0