Suela Shtylla, McCannTirana: Bëjeni klientin të qeshë, të surprizohet - Business Magazine Albania

Suela Shtylla, McCannTirana: Bëjeni klientin të qeshë, të surprizohet

Suela Shtylla

Kompanitë duhet të jenë kreative në komunikim me klientin.

Çdo sipërmarrje e di rëndësinë e komunikimit cilësor dhe lidhjes që duhet të krijojë mes produktit të vet dhe klientit. Ky komunikim po bëhet më sfidues me zhvillimin masiv të mediave sociale dhe mbi të gjitha, me zhvillimet e fundit me pandeminë dhe ndryshimet që ndodhën në sjelljen konsumatore. Agjencitë e marrëdhënieve me publikun kanë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe një prej tyre është edhe McCannTirana. Sfidat dhe ambiciet lidhen me tendencat e reja të konsumatorëve dhe me objektivat e drejtuesve të këtyre agjencive për të përmbushur më së miri nevojat e reja të klientit. Ne kemi intervistuar drejtoren e McCannTirana, Suela Shtylla, lidhur me sfidat dhe ambiciet e saj në drejtimin e një agjencie PR, si dhe zhvillimet kryesore të kompanive në fushën e komunikimit.  

Ju keni tashmë vite në krye të një agjencie të rëndësishme, me emër ndërkombëtar. Cili është rrugëtimi juaj në karrierën profesionale.

Në fillim ishte kurajo, dëshirë për sfida dhe një ambicie e pafund për të shpalosur vetveten. 

Impakti i parë me një brand global gjigand si McCann, ishte emocionues. Flasim për fillimet e agjencisë në vitin 2009, të cilën e kam drejtuar që prej krijimit, pas përvojës disavjeçare në kompaninë Coca-Cola Bottling Shqipëri. 

Duke qenë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, McCann solli në Shqipëri standarde të një trashëgimie të farkëtuar ndër dekada në gjithë botën, ekspertizën nga mendje të ndritura në çdo fushë të komunikimit. Synimi im ka qenë të bëj së bashku talentet më të mira të tregut lokal, të cilët mund t’i përgjigjen këtij standardi të lartë dhe mund të them me krenari që McCannTirana përgjatë pothuaj 15 viteve, ka patur vazhdimisht një ekip që synon ekselencën. 

Artikulli u publikua në faqen 66 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Për mua ka qenë një proces zhvillimi, por dhe rishpikje i vetevetes vit pas viti, një lundrim mes trendeve të reja, klientëve globalë dhe lokalë dhe përballimit të sfidave të tregut shqiptar dhe atij botëror.

Cilat janë sfidat më të mëdha në fushën e komunikimit, në strategjinë e njohjes së brandit dhe produkteve në një treg të vogël si Shqipëria?

Sfida më e madhe është kalibrimi i komunikimit dhe kreativitetit që tërheq vëmendje, me përcjelljen e mesazhit të duhur dhe krijimit të një pozicionimi strategjik afatgjatë të brandit.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0