Studimi i ri zbulon se përdorimi i Facebook ul mirëqenien tuaj - Business Magazine Albania

Studimi i ri zbulon se përdorimi i Facebook ul mirëqenien tuaj


Në përgjithësi, ndërveprimi social ndihmon njerëzit të krijojnë dhe ushqejnë marrëdhënie. Edhe pse rrjetet sociale janë zgjeruar gjatë dekadës së kaluar, dobësitë e tyre janë bërë të dukshme. Lidhja virtuale mund të çojë në një rënie të marrëdhënieve ballë për ballë dhe aktiviteteve kuptimplota, në një mënyrë jetese të ulët, në varësi ndaj internetit dhe në vetëbesim të ulët.

Përdoruesi mesatar i Facebook shpenzon pothuajse një orë në platformë çdo ditë dhe një studim i fundit nga Deloitte tregoi se gjëja e parë që shumë persona me një smartphone bëjnë kur zgjohen në mënges është hyrja në këtë aplikacion të medias sociale.

Një studim nga studiuesit e Yale University dhe Universitetit të Kalifornisë, San Diego, zbuloi se përdorimi i Facebook ndikon në mirëqenien e një personi. Duke analizuar të dhënat e 5,208 të rriturve gjatë një periudhe dy-vjeçare, studiuesit gjetën se mirëqenia e një përdoruesi mesatar të Facebook ulet me kohën.

Gjatë periudhës dy-vjeçare, hulumtuesit mblodhën të dhëna në tri valë. Çdo herë, ata matën mirëqenien e një personi – e bazuar në faktorë të tillë si kënaqësia e jetës, vetë-raportimi i shëndetit mendor dhe fizik dhe indeksin e masës trupore. Ata krahasuan këto të dhëna të përdorimit të Facebook-ut për çdo person, duke marrë parasysh të anketuarit kur pëlqenin postimet e të tjerëve, kur krijonin postime dhe kur klikonin mbi linqe.

Gjithashtu, për të krijuar një ide të botës reale me atë virtuale në rrjetin social, hulumtuesit pyetën të anketuarit për të dhënë emrat e 4 miqve, me të cilët diskutonin tema të rëndësishme dhe 4 miq me të cilët kalonin kohën e tyre të lirë.

Asgjë nuk mund të zëvendësojë një marrëdhënie reale, zbuluan studiuesit. Marrëdhëniet e botës së vërtetë ishin të lidhura pozitivisht me mirëqenien e përgjithshme të një personi, ndërsa ndërveprimet me Facebook janë të lidhura negativisht me mirëqenien e përgjithshme. Dhe ndërsa studiuesit pritën që vetëm veprimet e pëlqimeve të Facebook të kishin ndikim të fortë negativ mbi mirëqenien e dikujt, ata zbuluan se të tre veprimet (klikimi i linqeve, pëlqimi i postimeve të të tjerëve, krijimi i postimeve) ishin të lidhura në mënyrë të ngjashme me zvogëlimin e mirëqenies.

Në përgjithësi, ata zbuluan se rënia e mirëqenies është një produkt i jo vetëm cilësisë së ndërveprimeve të tyre në mediat sociale, por gjithashtu edhe i sasisë së kohës së shpenzuar për to.

Kompanitë e rrjeteve sociale mundohen që të nxitin lidhje offline me vlerë dhe të shëndetshme. Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg botoi një letër në muajin shkurt ku përshkruan vizionin e tij për Facebook, si një platformë që ndërton sisteme për mbështetjen e vërtetë të jetës. Tinder ka zhvilluar kohët e fundit produkte të reja në kuadër të aplikacionit të saj për të inkurajuar përdoruesit të takohen personalisht.

“Ndërsa koha që përdorim online mund të jetë problematike, gjëja e ndërlikuar në lidhje me mediat sociale është se, ndërsa ne jemi duke e përdorur atë, kemi përshtypjen se jemi të angazhuar në ndërveprimin kuptimplotë social,” shkruajnë Holly B. Shakya dhe Nicholas A. Christakis për Business Revieë Harvard. “Rezultatet tona sugjerojnë se natyra dhe cilësia e kësaj lloj lidhjeje nuk është zëvendësim për ndërveprimin e botës reale që na nevojitet për një jetë të shëndetshme.”

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0