Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të ri dhe e ka dërguar atë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.
Projektligji “Për përcaktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi” do të sjellë një strukturë të re të pagave, duke filluar nga kreu i shtetit që do të paguhet në masën 425 mijë lekë e deri në fund të piramidës së pagave, ku vërehen ndryshime të ndjeshme në rritje.
Ligji ekzistues i përkiste vitit 2011. Kryeministri Rama shpjegoi vendimet e qeverisë të ditës së premte.
Edi Rama: Në harkun e një viti paga mesatare e Republikës së Shqipërisë do të shkojë nga 563 euro që është sot në 900 euro. Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua sesa t’ju them specialistëve më të ulët që punojnë në administratën qendrore se paga e tyre do të shkojë nga 49 mijë lekë në 81 mijë lek apo tu themi mësuesve në arsimin e mesëm që paga e tyre do shkojë mbi 1 milionë lek, pra mbi 100 mijë lek. Apo në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë”
Po kështu, është koha t’iu bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve të universiteteve të gjithë sistemit arsimor universitar, me 20% duke iu dhënë diskrecion që ata të mund të shkojnë deri në 30 % sepse ata janë autonom në administrimin e buxheteve të tyre dhe siç bëmë në fund të vitit të shkuar, do të bëjmë përsëri.
Lexo:Al-Hilal ofron mbi 400 mln Euro në vit. Pse Messi refuzon dhe sa e i vlen sekondi nga kjo kontratë?
T’ju them sot infermiereve që do të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh dhe ndërkohë kjo bazë shkon dhe përtej 90 mijë lekësh sipas pozicioneve në punë.
Pagën e zjarrfikësve do ta çojmë deri në 80 mijë lek.
E gjitha kjo do të bëhet me dy hapa. Një hap i parë i menjëhershëm do të jetë tani me mësuesit, me sigurinë dhe me mjekët dhe infermieret menjëherë dhe ky hap i parë për të gjithë të tjerët do të jetë pasi parlamenti të kalojë projektligjin që ne sot miratuam dhe pastaj hapi i dytë do të jetë prillin e ardhshëm ku do të bëjmë gjithë plotësimin e kuadrit të kësaj reforme pagash dhe do të mbërrijmë kryelartë 900 euro pagë mesatare”
Detajimin e vendimeve të marra dhe angazhimin e dikasterit të financave për të zbatuar reformën e re në strukturën e pagave që shtrihet në dy vite, e shpjegoi edhe kreu i Financave Shqiptare.
Delina Ibrahimaj: Elementët specifikë të rritjes së pagave do të detajohen me vendim të KM. Kemi miratuar një rritje të qënësishme të presidentit të Republikës niveli i pagës shkon 450 mijë lekë.
Kemi rishikuar hirearkinë e të gjithë institucioneve të pavarura duke krijuar barazi ndërmjet tyre. Në 2025 kur e gjitha kjo politikë të ketë hyrë e gjitha në fuqi dhe të ketë reflektuar do të kemi një buxhet shtesë prej 38 miliardë lekësh që janë alokuar dhe parashikuar të mbulohen brenda politikave tona të konsolidimit fiskal dhe brenda ruajtjes së parametrave tërësore të politikës fiskale shqiptare.
Rritja e pagave ishte një vendim i marrë kohë më parë dhe për të cilin ministria e Finanave dhe agjencitë e saj kishin kohë që punonin. Kjo rritje u mundësua edhe nga performanca e mirë e të hyrave fiskale dhe sidomos nevoja imediate për të minimizuar largimet nga Shqipëria dhe mungesën në rritje të fuqisë punëtore.
Buxheti parashikon që me përfundimin e kësaj reforme të pagave buxheti do të harxhojë jo më pak se 38 miliardë lekë, pa prekur treguesit e tjerë të ndjeshëm si borxhi publik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.