Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të marrë pjesë më 16 qershor në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialogun, që organizohet në qytetin e Strugës, njofton ATSH.
Ky edicion përkon me 5-vjetorin e arritjes së marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në Prespë, më 17 qershor 2018.
Kjo marrëveshje i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Presidenti Begaj është i ftuar të marrë pjesë në panelin e kryesuar nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në forum do të marrin pjesë gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe presidentët e Kroacisë e të Malit të Zi, respektivisht Zoran Milanoviç dhe Jakov Milatoviç, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Tema e këtij paneli është: Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë (Peace and Democracy versus War and Autocracy).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.