String Albania ju pret në 18 shkurt në “Odoo Business Show – Tirana 2025 - Business Magazine Albania

String Albania ju pret në 18 shkurt në “Odoo Business Show – Tirana 2025

String, si Partner Silver i Odoo, do të marrë pjesë në Odoo Business Show – Tirana, një event ekskluziv i dedikuar transformimit digjital dhe optimizimit të proceseve të biznesit përmes platformës Odoo.

Data: 18 Shkurt 2025
 Vendndodhja: Maritim Hotel Plaza Tirana
 Regjistrohu tani: Kliko këtu

Roli i String si Partner Silver i Odoo

Si një nga partnerët më të besueshëm të Odoo në Shqipëri, String sjell një përvojë të pasur në implementimin e sistemeve ERP & CRM të personalizuara për bizneset e çdo madhësie. Gjatë eventit, ekipi i String do të prezantojë përfitimet e përdorimit të Odoo dhe rastet konkrete të suksesit nga klientët e tij.

Genti Gjiknuri, CEO i String, do të dalë në skenë për të ndarë përvojën e tij mbi sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital për bizneset shqiptare përmes Odoo. Gjithashtu, ai do të marrë pjesë në panelin e partnerëve, ku do të diskutohet impakti i Odoo në rritjen e produktivitetit dhe menaxhimin më efikas të biznesit.

Lexo edhe: Episodi #2 “Future Fridays”: Si të fitoni nga rrobat e përdorura, AI që rikrijon gjenitë dhe Shqipëria kampione në sigurinë kibernetike!

Pse duhet të merrni pjesë?

 Të mësoni si mund të optimizoni biznesin tuaj me Odoo dhe si String mund t’ju ndihmojë në implementimin e suksesshëm të tij.
 Të përjetoni një demo live të Odoo dhe të kuptoni avantazhet e një ERP të centralizuar për menaxhimin e operacioneve.
 Të krijoni lidhje të reja me sipërmarrës, profesionistë të teknologjisë dhe përfaqësues të Odoo.
 Të bëheni pjesë e një paneli diskutimi me ekspertë mbi sfidat dhe mundësitë e digjitalizimit të bizneseve në Shqipëri.
 Të merrni pjesë në aktivitetet interaktive dhe të fitoni dhurata speciale.

 Regjistrohu tani për të qenë pjesë e një eventi transformues për biznesin tënd!
Link regjistrimi: Kliko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0