Episodi #2 “Future Fridays”: Si të fitoni nga rrobat e përdorura, AI që rikrijon gjenitë dhe Shqipëria kampione në sigurinë kibernetike! - Business Magazine Albania

Episodi #2 “Future Fridays”: Si të fitoni nga rrobat e përdorura, AI që rikrijon gjenitë dhe Shqipëria kampione në sigurinë kibernetike!

Episodi #2 “Future Fridays”: Si të fitoni nga rrobat e përdorura, AI që rikrijon gjenitë dhe Shqipëria kampione në sigurinë kibernetike!

Business Magazine dhe Said Duleviç sjellin episodin e dytë të Future Fridays, një format i ri mbi inovacionin, trendet dhe edukimin!

Dje u transmetua episodi i dytë i Future Fridays, një nismë e re në partneritet mes Business Magazine dhe Said Duleviç, e cila synon të sjellë në vëmendje trendet më të fundit në teknologji, biznes dhe inovacion. Ky format do të sjelli çdo javë analiza mbi zhvillimet më të rëndësishme që prekin ekosistemin shqiptar dhe më gjerë, duke ofruar një perspektivë të re mbi temat më të diskutuara.

Lexo edhe:Episodi i parë i “Future Fridays”: Çfarë po ndodh me AI, turizmin dhe Inovacionin në Shqipëri?

Në episodin e dytë të Future Fridays, fokusi ishte mbi tre tema kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe industrisë:

1. DollApp: Si mund të fitoni para nga rrobat që nuk i vishni
Dollap është platforma e re që po ndryshon mënyrën sesi përdoruesit menaxhojnë garderobën e tyre, duke u mundësuar shitjen e rrobave të përdorura lehtësisht. Me një proces të thjeshtë listimi dhe një komunitet në rritje të blerësve, Dollap po kthehet në një zgjidhje fitimprurëse për ata që duan të reduktojnë mbeturinat dhe të përfitojnë financiarisht. Platforma synon të sjellë më shumë ndërgjegjësim mbi konsumimin e qëndrueshëm dhe ekonominë rrethore.
Lexo më shumë: Business Magazine

2. TikTok dhe AI: Ringjallja e Albert Einstein përmes Deepfake
TikTok po e çon teknologjinë e AI në një tjetër nivel, duke krijuar një video deepfake të Albert Einstein nga një foto e vetme. Ky zhvillim hap diskutime mbi etikën dhe rreziqet e manipulimit të imazheve në epokën e AI-së. Ndërsa teknologjia përparon, sfida kryesore mbetet balancimi mes inovacionit dhe mbrojtjes së privatësisë.
Lexo më shumë: Business Magazine 

3. Shqipëria kampione e sigurinë kibernetike në Ballkan!

Shqipëria është shpallur kampione e sigurisë kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi, sipas raportit të Cybersecurity Index. Ky sukses vjen si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e infrastrukturës dixhitale dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Me një strategji të qartë dhe investime në teknologji të avancuara, vendi ka arritur të kryesojë listën, duke u shndërruar në një shembull për rajonin. Pavarësisht progresit, ekspertët theksojnë nevojën për vigjilencë të vazhdueshme dhe përmirësim të mëtejshëm të masave mbrojtëse përballë kërcënimeve në rritje.

Lexo më shumë: Business Magazine

Teknologjia, biznesi dhe inovacioni po evoluojnë me ritme të shpejta, dhe Future Fridays do të jetë çdo javë burimi juaj i besueshëm për të qëndruar të informuar mbi prirjet më të fundit. Nga ekonomia qarkulluese te inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike, bota dixhitale po krijon sfida dhe mundësi të reja për të gjithë ne. Na ndiqni javën e ardhshme për një tjetër episod plot me tema që do të formësojnë të ardhmen!

Për më shumë detaje dhe për të mos humbur asnjë episod të Future Fridays, qëndroni të lidhur me Business Magazine dhe Said Duleviç.

Na ndiqni çdo të premte në orën 17:00 në Instagram, Facebook, Linkedin, TikTok & YouTube për përmbledhjen tuaj javore të inovacionit!

 

Episodi i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0