Episodi i parë i "Future Fridays": Çfarë po ndodh me AI, turizmin dhe Inovacionin në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Episodi i parë i “Future Fridays”: Çfarë po ndodh me AI, turizmin dhe Inovacionin në Shqipëri?

Episodi i parë i "Future Fridays": Çfarë po ndodh me AI, turizmin dhe Inovacionin në Shqipëri?

Business Magazine dhe Said Duleviç sjellin edicionin e parë të Future Fridays, një format i ri mbi inovacionin, trendet dhe edukimin

Dje u transmetua episodi i parë i Future Fridays, një nismë e re në partneritet mes Business Magazine dhe Said Duleviç, e cila synon të sjellë në vëmendje trendet më të fundit në teknologji, biznes dhe inovacion. Ky format sjell çdo javë analiza mbi zhvillimet më të rëndësishme që prekin ekosistemin shqiptar dhe më gjerë, duke ofruar një perspektivë të re mbi temat më të diskutuara.

Lexo edhe:BusinessMag & Said Duleviç prezantojnë “Future Fridays” – Edukim, Inovacion, Trende!

Në episodin e parë të Future Fridays, fokusi ishte mbi tre tema kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe industrisë:

  • Shqipëria si një nga top destinacionet turistike për 2025 – Prestigjiozja New York Post ka renditur Shqipërinë si një nga perlat turistike të Adriatikut që do të dominojë tregun evropian në vitin e ardhshëm. Artikulli analizon se çfarë e bën vendin tonë kaq tërheqës për turistët dhe si mund të kapitalizohet ky moment për rritjen e industrisë turistike. Lexo më shumë.
  • DeepSeek dhe ndikimi i tij në inovacion dhe investime në AI – Në një zhvillim që ka habitur liderët e teknologjisë, DeepSeek po ndryshon mënyrën se si zhvillohet dhe përdoret inteligjenca artificiale, duke krijuar një sfidë të fortë për gjigantët si OpenAI. Diskutimi u përqendrua në pasojat që kjo teknologji mund të ketë për industrinë e AI dhe nëse DeepSeek përbën një kërcënim të vërtetë për inovacionin global. Lexo më shumë dhe këtu.
  • Innovation Hub Tirana: Një habitat për krijimtarinë dhe teknologjinë – Kryeqyteti shqiptar ka tashmë një hapësirë të dedikuar për inovacionin dhe teknologjinë. Innovation Hub Tirana synon të shndërrohet në një qendër për startup-et, sipërmarrësit dhe profesionistët e teknologjisë, duke krijuar një ekosistem të pasur për zhvillimin e ideve të reja. Diskutimi në episodin e parë të Future Fridays vuri në pah mundësitë që ofron ky hapësirë për ekosistemin e startup-eve në vend. Lexo më shumë.

Me një format dinamik dhe të përditësuar, Future Fridays premton të bëhet një burim kyç për të gjithë ata që duan të jenë të informuar mbi risitë më të rëndësishme në botën e teknologjisë, biznesit dhe inovacionit. Episodi i ardhshëm do të vijë këtë të premte me tema të reja dhe tërheqëse.

Për më shumë detaje dhe për të mos humbur asnjë episod të Future Fridays, qëndroni të lidhur me Business Magazine dhe Said Duleviç.

Na ndiqni çdo të premte në orën 17:00 në Instagram, Facebook, Linkedin, TikTok & YouTube për përmbledhjen tuaj javore të inovacionit! 

Episodi i parë këtu

YouTube

facebook

tiktok

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0