Stepja e Kosovës kundrejt “Open Balkan" - Business Magazine Albania

Stepja e Kosovës kundrejt “Open Balkan”

Open Balkan

Open Balkan u deklarua për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 Tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Më 29 Korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave.

Tre marrëveshjet e firmosura për Ballkanin e hapur, kanë të bëjnë me:

  • Mobilizimin e të tre vendeve përsa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.
  • Mirëkuptimin midis tre vendeve për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.
  • Qarkullimin e lirë në tregun e punës, si, dhe mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.

Në takimin e fundit midis kancelares gjermane dhe kryeministrit të vendit tonë ky i fundit vazhdoi të përshkruante Ballkanin e Hapur si një “fëmijë i procesit të Berlinit”. I nisur në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel, komponenti i tij më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Axhenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidh mes vetes në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik. Sipas kryeministrit Rama, Ballkani i Hapur nuk është asgjë më shumë se një mjet i rajonit tonë për të zbatuar qëllimet e Procesit të Berlinit.

Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm këto tre vende ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen.

Por, a mund të bisedohet për Ballkanin e Hapur, kur Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj? Jo, pa njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, kjo nismë rajonale nuk ka asnjë kuptim.

Lexoni: Forumi Ekonomik “Open Balkan”- Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunimin rajonal

Kryeministri Kurti është shprehur kundër nismës për “Ballkanin e Hapur”. Nismë e cila ngjan më shumë me një Ballkan të Hapur për ndikimet nga Lindja.

Për Kosovën, kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative dhe Serbia është shumë më e fuqishme ekonomikisht se vendet e tjera dhe palët janë të pabarabarta. Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet, madje e mohojnë. Aty do të injorohej shtetësia e Kosovës. Do të legalizohej obstruktiviteti politik i Serbisë kundër Kosovës drejtpërdrejt, por edhe duke e instrumentalizuar një pjesë të serbëve të veriut të Kosovës për ta destabilizuar politikisht vendin, por edhe për ta zhvilluar kriminalitetin ekonomik. E në anën tjetër, Kosova do të shërbente si tranzit midis Serbisë dhe Shqipërisë, duke u bërë lehtësira në transportin rrugor, pa ndonjë përfitim nga kjo.

Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinje. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit -“Ballkan i Hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia”. E vërteta është se procesi i Berlinit e ka vënë nën presion Serbinë, pasi të gjithë fqinjët e saj, përpos Bosnjës dhe Rumanisë, e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, dhe laku ndaj Serbisë ishte i fortë, në masë të konsiderueshme. Por këtë lak ndaj Serbisë ia largoi Shqipëria me “Ballkanin e Hapur”.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se jo gjithçka shkon vaj në marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti pas përplasjeve për nismën e “Ballkanit të Hapur”. Nuk është hera e parë që Rama kritikon Kosovën dhe drejtuesit e saj për mospranimin e përfshirjes në këtë nismë. Mbas vizitës së kancelares gjermane, Rama deklaroi se “Open Balkan” kishte mbështetjen e plotë dhe se Gjermania i kërkonte vendeve, të cilat ishin kundër të përfshiheshin në këtë nisëm, si dhe e ftoi Kosovën të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të lërë mënjanë teoritë konspirative mbi “Open Balkan”.

Përgatiti: Armela Toska

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0