Forumi Ekonomik "Open Balkan"- Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunimin rajonal - Business Magazine Albania

Forumi Ekonomik “Open Balkan”- Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunimin rajonal

Forumi Ekonomik "Open Balkan"

Tre liderët Edi Rama, Zoran Zaev e Aleksandar Vuçiç, nënshkruan në Shkup në kuadër të forumit ekonomik dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky nënshkrim mori emrin e ri si Open Balkan, pra “Ballkani i Hapur”.

E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë angazhuar ende.

Marrëveshja parashikon krijimin e lëvizjes së lirë në pikat kufitare, me qëllimin që të mos ketë vonesa kalimi. Ajo përmban edhe dispozita për sa i përket thjeshtësimit të formaliteteve për importin, eksportin dhe lëvizjen përkatësisht transportimin e mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente, si dhe dispozitat e veçanta për sigurinë e ushqimit, çështjet veterinare dhe fitosanitare dhe lëvizjen e lirë të produkteve industriale.

Marrëveshja e Bashkëpunimit për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe Memorandumi i mirëkuptimit për lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, dalin nga Nisma për bashkëpunim të avancuar ekonomik rajonal mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Memorandumi tjetër ka të bëjë me lëvizjen e tregut të punës në rajon, lidhur me lejen e qëndrimit të përkohshëm.

Kryeministri Rama në mbyllje të konferencës deklaroi se: “Më 1 janar të 2023 do të kemi mes vendeve tona zero sekonda pritje të kufi, të tjerët janë të mirëseardhur të vijnë dhe të na bashkëngjitjen. Nëse vijnë askush si pengon. Boll me këtë na ftuan, s’na ftuan. Ishin në Tiranë të gjashta vendet e Ballkanit për të diskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë disa duan, disa s’duan.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0