Startupi australian i këpucëve me porosi mbledh 15.5 milionë $

Startupi australian i këpucëve me porosi mbledh 15.5 milionë $


Startupi australian Shoes of Prey ka zbuluar se biznesi i këpucëve me porosi është biznes fitimprurës.

Të Martën, kompania që u mundëson femrave të dizenjojnë këpucët e tyre online që më pas u dërgohen atyre me postë në shtëpi, shpalli se kishte mbledhur 15.5 milionë $ fonde (21.4 milionë $ australianë) në një raund të ri financimesh të udhëhequr nga BlueSky Venture Capital. Shifra e lartë çon në totalin e grumbulluar deri më tani të 24.6 milionë dollarëve amerikanë.

E themeluar në Australi në 2009, startupi u fut në tregun amerikan, duke themeluar pikat e saj fizike të prezencës në 6 lokacione të dyqaneve Nordstrom, gjithashtu edhe në website-in e kompanisë. Shitësi me pakicë është bërë tashmë një partner në kapital në raundin më të fundit të mbledhjes së fondeve.

Jodie Fox, bashkëthemeluese e Shoes of Prey, ka thënë për Mashable Australia se raundi i ri i financimit ishte një hap shumë interesant. “Ne gjithmonë e kemi pasur këtë ndjenjë se personalizimi masiv do të ndryshonte mënyrën se si moda funksionon,” ka thënë ajo. “Kjo është hera e parë që një kompani e veshjeve të personalizuara ka marrë këtë nivel të financimit.”shoes-of-prey-Startupi-australian-i-këpucëve-me-porosi-businessmag

Ajo ka thënë se kapitali i ri do të përdorej për të zgjeruar praninë e kompanisë në SHBA, tregun në të cilën kompania ka zgjedhur të fokusohet për momentin. “SHBA-të janë gjigande, janë të fragmentizuara në shumë mënyra,” ka thënë ajo. “Nuk është si Australia ku ne mund të adresojmë një treg të tërë me një lëvizje të vetme.”

Fox ka thënë se kompania ndihet veçanërisht e lumtur për partnerë si Nordstrom në bord, dhe tanimë edhe një partner kapitali. “Nordstrom ka trashëgiminë e saj në këpucë, dhe ata janë inovatorë në këtë hapësirë online,” ka thënë ajo.

“Me personalizimin që bëhet gjithmonë e më shumë i rëndësishëm se si klienti e sheh shërbimin e mirë, është e rëndësishme për ne të gjejmë mundësitë për të qëndruar në mënyrë konstante të rëndësishëm,” ka thënë Scott Meden, zëvendës Presidenti ekzekutiv te Nordstrom, në një deklaratë me email. “Shoes of Prey na ofrojnë një mënyrë për të përmirësuar dhe shpërndarë një eksperiencë të mrekullueshme të shërbimit të klientit, që shkon përkrah me vizionin tonë strategjik dhe objektivat afatgjatë si një kompani.”

Për shkak të sasisë së parave që Shoes of Prey kanë grumbulluar, spekulime nëse dhe kur kompaia do të bëhet publike po dalin në pah. “Pas këtij raundi të financimeve, gjërat fillojnë të bëhen serioze dhe ne na duhet të konsiderojmë strategjinë tonë të daljes,” ka pranuar Fox. Ajo ka thënë se asgjë nuk qëndron statike, kompania do të vazhdonte të ishte e hapur ndaj shitjes, por themeluesit nuk tmerrohen nga ky opsion.

Ndërsa Shoes of Prey hapën fabrikën e tyre të parë në Dhjetor 2014, në Kinë, ajo po shpreson të zgjerojë facilitetet e saj të prodhimit kështuqë mund të fillojë të prodhojë artikujt e rinj të modës,” ka thënë ajo. “Nuk ka plane fikse, por do të isha shumë e lumtur të kisha një çantë të madhe dore që të kombinonte me këpucët e mia.”

Fox ia atribuoi suksesin e kompanisë oreksit për modën e “veshjeve te rrobaqepësi.” “Unë mendoj se idetë e personalizimit janë në vetvete ide shumë interesante,” thotë ajo. “Disa ide janë më virale se të tjerat, supozoj.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0