Amazon prezanton agjentin e ri të AI që bën blerje në faqet e tjera për ju - Business Magazine Albania

Amazon prezanton agjentin e ri të AI që bën blerje në faqet e tjera për ju

Amazon prezanton agjentin e ri të AI që bën blerje në faqet e tjera për ju

Amazon ka nisur të testojë një agjent të ri të AI për blerje, një veçori të quajtur “Bli për Mua” (Buy for Me), me një grup të kufizuar përdoruesish, sipas një postimi në blog që kompania publikoi të enjten.

Nëse Amazon nuk shet diçka që përdoruesit po kërkojnë, veçoria “Bli për Mua” do të shfaqë produkte që po shiten në faqe të tjera. Pastaj, përdoruesit mund të zgjedhin dhe të kërkojnë të blejnë një nga këto produkte pa u larguar fare nga aplikacioni Amazon Shopping.

Amazon është kompania më e fundit që prezanton një agjent të AI për blerje, duke iu bashkuar firmave si OpenAI, Google dhe Perplexity, të cilat kanë prezantuar agjentë të ngjashëm që mund të vizitojnë faqe interneti dhe të ndihmojnë përdoruesit të kryejnë blerje. Amazon është tashmë platforma më e përdorur për gjithçka që dikush dëshiron të blejë në internet, por veçoria “Bli për Mua” mund t’i mundësojë Amazon të kapë një pjesë edhe më të madhe të tregtisë elektronike se sa bën sot.

Në prapaskenë, agjenti i ri i Amazon për blerje do të vizitojë një faqe të jashtme, do të zgjedhë një produkt që kërkohet nga përdoruesi dhe do të plotësojë emrin e përdoruesit, adresën e dërgesës dhe detajet e pagesës për të kryer blerjen, sipas Amazon. Kompania thotë se veçoria e re e blerjeve me agjent është e fuqizuar nga modelet e saj të AI Amazon Nova, përveç modelit Claude të Anthropic. Një nga këto modele mund të jetë Nova Act, një agjent i AI që Amazon prezantoi më herët këtë javë dhe që mund të përdorë faqet e internetit në mënyrë autonome.

Lexo edhe:Amazon futet në garë për TikTok, një lëvizje e papritur para afatit final

Amazon tha në postimin e përmendur se “Bli për Mua” përdor enkriptimin për të “siguruar” futjen e informacionit tuaj të faturimit në faqet e palëve të treta, në mënyrë që Amazon të mos shohë se çfarë po porositni jashtë platformës së saj. Ky është një qasje unike krahasuar me agjentët e OpenAI dhe Google, të cilët kërkojnë që njerëzit të plotësojnë vetë informacionet e kartës së kreditit, si dhe agjentin e Perplexity, i cili përdor një kartë debiti të parapaguar për të kryer blerjet.

T’i dorëzosh informacionin e kartës së kreditit një AI-je, e cila është e prirur për gabime dhe keqkuptime, mund t’u shkaktojë disa përdoruesve dyshime serioze. Sipas përvojës së TechCrunch, agjentët e AI për blerje shpesh marrin kohë të gjatë për të përpunuar kërkesat dhe shpesh ngecin diku gjatë procesit.

Amazon në thelb po u kërkon përdoruesve të besojnë se agjenti i saj nuk do të blejë aksidentalisht 1,000 palë çorape në vend të 10 palëve, për shembull. Gjithashtu, po u kërkon atyre që të pranojnë më pak kontroll mbi përvojën e blerjes. Nëse një klient ka nevojë të kthejë ose të ndërrojë një porosi, “Bli për Mua” do ta drejtojë atë te dyqani dixhital nga i cili agjenti i AI bëri blerjen. Shumë shpejt do të shohim se sa njerëz janë të gatshëm të provojnë këtë veçori.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0