Sa ambiciozë duhet të jeni për të lançuar një startup që do të konkurrojë me gjigandët e teknologjisë si Microsoft, Facebook dhe Google, si dhe kompanitë e suksesshme izraelite si Monday? Ditët kur kompanitë izraelite dëshmonin me siguri se kishin shpikur Facebook e ardhshëm kanë kaluar, por CEO i Chatway, Shahar Mintz është i bindur se produkti i tij ka zgjidhur nevojën e vërtetë, në të cilën edhe gjigandët e teknologjisë nuk kanë arritur të japin një përgjigje të përshtatshme.
Lexoni: Aleksandër Bello, shqiptari që punon prej dy vitesh në kompaninë globale, WhatsApp
Chatway, e cila u themelua dy vjet e gjysëm më parë dhe ka gjashtë punonjës, po zhvillon një sistem për menaxhimin e detyrave bazuar në mesazhet e menjëhershme (instant messaging) ashtu siç është logjika e WhatsApp. Kompania po lançon versionin e saj Beta, i cili është falas (për një vit) për sektorin e biznesit dhe publikun në përgjithësi. Kompania së shpejti do të fillojë të ngrejë një raund financimi midis 3 – 6 milionë dollarësh.
Mintz dhe sipërmarrësi Rony Zarom që investuan 1.5 milionë dollarë në kompani, thanë për gazetën ekonomike izraelite “Globes” se zgjidhjet ekzistuese janë për tregun e teknologjisë së lartë dhe zhvillimin e projektit dhe janë të projektuara për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto