Spontan Creativ Media dhe Akademi.al, prezantojnë idetë e tyre në episodin e rradhës së : "STARTUP LIFE IN ALBANIA" - Business Magazine Albania

Spontan Creativ Media dhe Akademi.al, prezantojnë idetë e tyre në episodin e rradhës së : “STARTUP LIFE IN ALBANIA”

Realiteti Virtual është përjetimi më i bukur i cili të fut në një botë tjetër. Njerëzit gjithnjë e më tepër janë kuriozë për gjërat që i rrethojnë dhe që nuk mund ti arrijnë. Por teknologjia ka avancuar dhe mund të arrihet shumë më shpejt kudo nëpërmjet saj.

Dario Rexhollari, me një eksperiencë të gjatë në fushën e teknologjisë  ka hedhur hapa më tej për të na prezantuar një nga lojrat më spektakolare. Teknologjia na ka vërtetuar se është arma e viteve të fundit e cila hap çdo derë.
Dario ka më shumë se pesë vite që operon në shqipëri, dhe në këto pesë vite ai e sheh VR game si një treg i cili shumë shpejt do të sundojë edhe në shqipëri.

Janë një biznes i qartë qysh në nisje të tyre. Kanë pasur si qëllim të punojnë dhe bashkëpunojnë edhe jashtë vendit por si u ndërtua kjo agjenci, çfarë e dallon nga të tjerat dhe cila është loja më e veçantë që ju prezantojmë në këtë episod?  Ju ftojmë të na ndiqni…

 

Irena Matraku është përfaqësuese e Akademi.Al, e cila ka disa vite që angazhohet duke e cilësuar këtë punë si një mision për të përhapur gjithnjë edhe më tepër dijen. Por çfarë është Akademi.Al?

2020-a ishte një vit i vështirë, por edhe viti i ndryshimeve të mëdha dhe i risive në Shqipëri e në Botë. Periudhat e vështira, sjellin ide të reja, me fokus zgjidhjen e problemeve të ndryshme që lidhen me njerëzit dhe veprimtarinë e tyre. Deani Celaj themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në vendin e tij, Shqipëri.  Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe. Por këtë vit do të ketë edhe një risi plus, e cila do të ndihmojë jo vetëm individët por edhe bizneset. Cila është ajo?  Ju dhe stafi juaj i kompanisë do të jeni përfituesit e drejpërdrejtë.

Na ndiqni në këtë episod të rradhës, ku do të kemi mundësi të zbulojmë më tepër rreth Akademi.Al dhe risive të saj në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0