Spark.me prezanton folësin e ri Scott Morrison - Business Magazine Albania

Spark.me prezanton folësin e ri Scott Morrison


Skuadra e organizimit e Spark.me, një prej konferencave më të mëdha të marketingut dhe internetit në Europën Juglindore, e cila mbahet më 28-29 Maj, në Budva, Montenegro, sapo ka konfirmuar një folës të ri në konferencën Spark.me 2016, Scott Morrison, ish-Drejtorin e Marketingut të Diesel, Levi’s dhe Activision.

Scott ka drejtuar disa nga brandet më të mëdhaja në botë, ka punuar me disa nga liderat më frymëzuesë, eksperiencë të cilën e ka shfrytëzuar për biznesin e tij, ‘The Boom!’. Eksperienca e tij lidhet edhe me klientin, edhe me angjencinë, duke shpenzuar 10 vite në secilën prej disiplinave. Ai ka zhvilluar, drejtuar dhe fituar disa çmime në rrugën e tij për fushata të cilat përfshijnë ‘Studio Africa’, ‘Be Stupid’ dhe ‘Rebbot’ te Diesel; ‘501’, ‘Twisted’ dhe ‘Ones to Watch’ te Levi’s; ‘World Cup’, ‘Freestylers’ dhe ‘Running’ për Nike; dhe ‘Guitar Hero’, ‘Call of Duty: Modern Welfare’ dhe ‘Lucasfilm’ për Activision.

Spark.me-prezanton-folësin-e-ri-Scott-Morrison-businessmag

Biznesi i ri i Scott, ‘The Boom!’ është një lëvizje e cila ka si synim të ndërlidhë njerëzit me brendësinë e tyre të thellë dhe intuitive. Nëpërmjet një kombinimi të neuroshkencës dhe të paturit të ndërgjiegjes The Bloom! jep mësime cilësore të cilat u japin liderave, skuadrave të tyre dhe organizatës më gjërë perspektiva të reja, mjete dhe eksperienca për të ndezur dhe fuqizuar një ambjent më kreativ. The Boom! Ka punuar me ITV, Absolut, Starbucks, Red Bull, Sainsbury’s, UKTV, Oystercatchers, Rocket Fuel dhe Raconteur, dhe Scott ka kontribuar në Marketing, Campaign, BBC, FT dhe Sunday Times.

 Spikerë të publikuar më parë të Spark.me 2016 përfshijnë Jon Bradford (bashkëthemeluesi i F6S dhe Tech.eu dhe ish-Drejtor Menaxherial i Techstars në Londër), Annie Machon (ish-oficere e inteligjencës për Shërbimin e Sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, MI5), Danica Kombol (CEO e Everywhere Agency, një firmë marketing influencuese dhe lidere e rrjeteve sociale), dhe Marvin Liao (partner në fimën glabale VC dhe akselerator të startupeve, 500 Startups, bazuar në Silicon Valley).

Spark.me-prezanton-folësin-e-ri-Scott-Morrison-businessmag

Biletat e Spark.me janë të disponueshme në website-in zyrtar të konferencës, në www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€. Gjithsesi, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga shitjet e biletave Early Bird dhe mund ta marrin biletën e tyre për vetëm 120€, ose 60€ në rastin e një bilete studenti, deri në 13 Mars. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja  teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0