Spark.me 2018 - Intervistë me Vladimir Vulic (Drejtues i konferencës spark.me)

Spark.me 2018 – Intervistë me Vladimir Vulic (Drejtues i konferencës spark.me)


Në datat 26 dhe 27 Maj u organizua spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi.

Nën sloganin “Use your Spark, illuminate the world”, konferenca dy ditore mblodhi në Budva mbi 500 pjesëmarrës dhe 13 folës nga e gjithë bota.

Lexoni: Çfarë ndodhi në spark.me 2018? Konferenca që mblodhi mbi 450 pjesëmarrës në Budva

Vladimir Vulic, i njohur me emrin Vanja për miqtë e tij është një nga pionerët e sipërmarrjes së internetit në Mal të Zi. Vanja është një konsulent menaxhimi, inovacioni dhe i mediave sociale. Ai është drejtuesi i konferencës spark.me dhe e hapi konferencën e këtij viti me një fjalim mjaft inspirues, duke përmendur qëllimin e saj, për të ndërtuar një komunitet me folësit dhe të gjithë pjesëmarrësit ndër vite.

Për të ndjekur intervistën ekskluzive me Vladimir Vulic ndiqni videon më poshtë:

 /BusinessMag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0