Në datat 26 dhe 27 Maj u organizua spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi.
Nën sloganin “Use your Spark, illuminate the world”, konferenca dy ditore mblodhi në Budva mbi 500 pjesëmarrës dhe 13 folës nga e gjithë bota.
Slavica Biljarska është bashkë-themeluese e AllWeb Mk, konferencës së marketingut dixhital, organizuar në Shkup që nga viti 2012 dhe AllWeb Albania, organizuar në Tiranë, që nga viti 2016.
Për të ndjekur intervistën ekskluzive me Slavica Biljarska ndiqni videon më poshtë:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.