Janë bërë 17 vjet prej kur Apple prezantoi para botës iPhone-in e parë, një pajisje teknologjike që revolucionalizoi botën e komunikimit.
Steve Jobs, asokohe CEO i Apple e përshkroi iPhone-in si një rishpikje në botën e telefonave dhe se ky telefon i zgjuar vinte si një pajisje e tërë me tre funksione
Gjatë kësaj periudhe 17-vjeçare janë prezantuar gjithsej 15 seri të reja të iPhone-it, secila seri me ndryshime dhe me veçori të shumta.
Kompania Apple ka sjellë shumëllojshmëri produktesh ndër vite. Dhe në muajin e ardhshëm pritet të lansohet edhe një pajisje tjetër revolucionare.
Më 2 shkurt pritet të dalin në shitje kufjet Apple Vision Pro, kufje me realitet virtual dhe me realitet të përzier
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto