Një sondazh me mbi 12,000 emigrantë, zbulon vendet më të mira për të jetuar në Europë, nëse jeni duke kërkuar për një ekuilibër të mirë mes punës dhe jetës.
Duke qenë se puna në distancë mbetet popullore dhe dhjetëra vende kanë lëshuar viza për nomadët dixhitalë, zhvendosja jashtë vendit nuk ka qenë kurrë më e lehtë.
Por, është e rëndësishme të zgjidhni një vend, që ofron më të mirën për karrierën tuaj dhe i përshtatet stilit të jetesës.
Çdo vit, InterNations – një komunitet global për njerëzit, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit – kryen një sondazh të Expat Insider.
Duke pyetur mbi 12,000 emigrantë, organizata ka krijuar një renditje, të 53 vendeve në të gjithë botën.
Në vazhdim janë vendet më të mira (dhe më të këqija) europiane për emigrantët sipas gjetjeve të tyre.
Vendet më të mira europiane për të jetuar
Raporti i Expat Insider 2023, analizoi 53 vende të emigrantëve në botë dhe i renditi ato sipas cilësisë së jetës.
Sondazhi u kërkoi emigrantëve të vlerësonin lehtësinë e vendosjes, punës jashtë vendit dhe aktiviteteve të kohës së lirë, në vendin ku ata jetonin.
Renditja përfshin gjithashtu indeksin Expat Essentials, i cili shikon shërbimet dixhitale, burokracinë, strehimin dhe gjuhën.
Këtë vit, dy vende europiane hynë në dhjetëshen e parë.
Në Spanjë emigrantët ndihen të lumtur dhe në shtëpi
Spanja u votua si vendi më i mirë në Europë dhe i dyti në botë, për emigrantët, në vitin 2023.
Që nga sondazhi i parë i InterNations në 2014, Spanja është renditur gjithmonë në dhjetëshen e parë për cilësinë e jetës.
Vendi është renditur vazhdimisht ndër më të mirët në botë, për mundësitë e aktiviteteve të kohës së lirë dhe këtë vit, ishte pretendent për vendin e parë.
Shumica e emigrantëve (88%) thonë se ndihen të lumtur me kulturën dhe jetën e natës në Spanjë, krahasuar me 68% në nivel global.
Përveç kësaj, më shumë se nëntë në dhjetë emigrantë, gëzojnë mundësi për sporte dhe aktivitete të tjera në kohën e lirë.
Klima dhe moti i Spanjës, renditen në vendin e tretë globalisht, gjë që gjithashtu e bën më të lehtë për emigrantët, të dalin jashtë dhe të shijojnë aktivitetet e kohës së lirë.
Vendi nuk vlerësohet aq mirë, kur bëhet fjalë për punën jashtë vendit. Më pak se gjysma e emigrantëve të anketuar, thanë se shpërngulja atje ka përmirësuar perspektivat e karrierës, dhe 36% janë të pakënaqur me tregun lokal të punës.
Thënë kështu, gati tre të katërtat e emigrantëve shprehën kënaqësinë me ekuilibrin punë-jetë.
Portugalia u ofron emigrantëve cilësi të shkëlqyer jetese, por mundësi të dobëta punësimi
Portugalia u rendit në vendin e dhjetë – i vetmi vend tjetër europian i përfshirë në dhjetëshen e parë për 2023.
Lehtësia e shpërnguljes atje, është një nga pikat kryesore për emigrantët në Portugali. Mbi tre të katërtat ndihen si në shtëpi dhe mbi 80 % ndihen të mirëpritur në vend.
Shumica e të anketuarve, raportojnë gjithashtu se popullsia është përgjithësisht miqësore me banorët e huaj.
Për cilësinë e jetës, Portugalia renditet e 7-ta në botë. Disa nga avantazhet e vendit përfshijnë klimën, motin dhe cilësinë e ajrit.
Vendi vlerësohet shumë më keq, kur bëhet fjalë për burokracinë vendase. Më shumë se gjysmaën e emigrantëve, e kanë të vështirë të merren me të.
Një në katër, thonë se janë të pakënaqur me shërbimet qeveritare në internet, krahasuar me 21% në nivel global.
Portugalia ka performancën më të keqe në nënkategorinë e perspektivave të karrierës, ku u rendit 49 nga 53.
Emigrantët e votojnë atë të 45-tën, për mundësitë vendase të karrierës dhe më shumë se një në tre, janë të pakënaqur me tregun e punës.
Por, ndërkohë që vendi nuk performon mirë për pagën e drejtë në punë (e 42-ta), 78 % e emigrantëve ende pajtohen, se të ardhurat e tyre familjare janë të mjaftueshme, ose më shumë se të mjaftueshme, për të bërë një jetë të rehatshme.
Emigrantët nuk kanë cilësi të mirë jetese në Maltë
Malta renditet në vendin e 46-të, nga 53. Një nga çështjet më të mëdha për emigrantët është cilësia e jetës, me 32% të pakënaqur për mundësitë për sporte dhe aktivitete, krahasuar me 10 % në nivel global.
Mbi 60% shprehën zhgënjimin me infrastrukturën e vendit, kundrejt vetëm 13 % në mbarë botën.
Një tjetër pikë e ulët është mjedisi dhe klima e Maltës. Vendi renditet i dyti për nga mjedisi natyror dhe urban.
Rezultatet në indeksin e punës jashtë vendit nuk janë shumë më të mira – 24 % ndihen të paguar në mënyrë të drejtë për punën e tyre dhe 17 % nuk shohin ndonjë qëllim në punën e tyre.
Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e emigrantëve, ndihen të kënaqur me situatën e tyre financiare, në të njëjtin nivel me mesataren globale.
Malta vlerësohet pak më mirë, kur bëhet fjalë për lehtësinë për t’u shpërngulur dhe jetuar atje, ku renditet e 26-ta në botë.
Gati gjysma e emigrantëve e kanë të lehtë të bëjnë miq vendas, që është më shumë se mesatarja globale, dhe 64 % ndihen si në shtëpinë e tyre atje.
Në Turqi, emigrantët ankohen për orët e gjata të punës dhe kënaqësinë e ulët në punë
Turqia vjen në vendin e 51-të, në renditjen e përgjithshme dhe e fundit në mbarë botën, për indeksin e punës jashtë vendit.
Pak më pak se një e treta e emigrantëve, janë të pakënaqur me orët e punës – rreth dyfishi i mesatares globale. Të huajt nuk ndihen shumë më mirë për sigurinë në punës ose mundësitë personale të karrierës.
Vendi përfundon në mesin e 10-shes së fundit, për indeksin e nevojave thelbësore të emigrantëve, me 16 % të vlerësimit negativ të shërbimeve online dhe 15 %, që e kanë të vështirë të kenë akses në internet me shpejtësi të lartë në shtëpi.
Për sa i përket cilësisë së jetës, Turqia renditet e para për sigurinë.
Më pak se gjysma e emigrantëve, janë të kënaqur me situatën e tyre financiare, krahasuar me 58% në nivel global dhe 44% janë të kënaqur me koston e përgjithshme të jetesës.
Vendi performon më mirë në lehtësinë për t’u shpërngulur, me 45% që e kanë të lehtë të krijojnë miq vendas, pak më shumë se mesatarja globale.
Megjithatë, në përgjithësi, 60% e emigrantëve, janë të kënaqur me jetën e tyre në Turqi, krahasuar me 72% në nivel global.
Norvegjia është jomiqësore dhe e shtrenjtë për emigrantët
Norvegjia u votua si vendi më i keq në Europë për emigrantët dhe renditet në vendin e 52-të në përgjithësi.
Më shumë se tre në pesë emigrantë, e vlerësojnë koston lokale të jetesës negativisht, krahasuar me 35% në nivel global. Dhe 37% thonë se të ardhurat e tyre të disponueshme të familjes, nuk janë të mjaftueshme për të bërë një jetë komode.
Norvegjia nuk vlerësohet mirë, as në lehtësinë e shpërnguljes atje dhe afërsisht një e treta e emigrantëve, i përshkruajnë vendasit si jomiqësorë ndaj banorëve të huaj, krahasuar me 18% në nivel global.
Emigrantët gjithashtu e kanë të vështirë të bëjnë miq vendas dhe janë të pakënaqur me jetën e tyre shoqërore. Në përgjithësi, 37 % nuk ndihen si në shtëpinë e tyre në Norvegji, kundrejt 20 % globalisht.
Norvegjia renditet keq edhe në indeksin e cilësisë së jetës. Kjo është kryesisht për shkak se emigrantët janë të pakënaqur me përballueshmërinë e transportit publik dhe mundësitë për udhëtime.
Vendi nordik renditet gjithashtu i fundit në botë, për shumëllojshmërinë e ushqimit.
Nga ana tjetër, emigrantët në Norvegji vlerësojnë stabilitetin politik, cilësinë e lartë të ajrit dhe mjedisin natyror. / Euronews
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.