“Slack Enterprise Grid” është produkti më i ri për biznese dhe korporata - Business Magazine Albania

“Slack Enterprise Grid” është produkti më i ri për biznese dhe korporata


Slack Technologies” publikoi një version të ri të aplikacionit popullor për bizneset dhe sipërmarrjet Slack me shpresën se do të sigurojë më shumë kontrata korporatash.

Shërbimi i prezantuar ditën e Martë në San Francisco është dieznjuar për të përmbushur të gjitha nevojat e komunikimit të një kompanie me qindra dhe mijëra punonjës.

Slack Enterprise Grid sjell disa funksione të reja sigurie të cilat janë një domosdoshmëri për departamentet e teknologjisë së informacionit.

Aplikacioni origjinal i Slack i dedikohej kryesisht grupeve të punës në kompani dhe biznese të vogla por që kjo nuk e ka penguar të sigurojë kontrata nga Electronic Arts dhe Samsung.

Adoptimi i shpejtë i Slack inkurajoi investitorët të dërgonin vlerën e tij në 4 miliardë $ vitin e kaluar. Por shumica e kompanive të mëdha ishin skeptikë për migrimin e plotë drejt Slack pikërisht për shkak të mungesës së funksionaliteteve të avancuara të sigurisë.

Konkurrenca në këtë hapësirë nuk mungon. Microsoft, Facebook, Google dhe Atlassian kanë që të gjithë produktet e tyre të ngjashme. Slack numëron 5 milionë përdorues ditorë nga ku 1.5 milionë janë me pagesë.

Slack është një platformë ku punonjësit mund të dërgojnë mesazhe, të bashkëpunojnë, organizojnë dhe shpërndajnë skedarë. Teknologjia është e integruar edhe me shërbime nga palë të treta si Salesforce dhe Skype.

Burimi: insajderi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0