Skandali i restorantit në Venecia. Gjobitet me 14,000 euro

Skandali i restorantit në Venecia. Gjobitet me 14,000 euro


Një restorant në Venecia, i cili i mbifaturoi disa turistëve një darkë, u gjobit me €14,000 nga autoritetet në qytet.

Osteria da Luca mori komente negative javën e kaluar, pasi u raportua se i faturoi 4 turistë japonezë me €1100 për një darkë me 4 pjata mishi, peshk të skuqur dhe ujë mineral.

Kryebashkiaku i qytetit, Liugi Brugnaro premtoi se do të ndërhynte në ‘’episodin e turpshëm’’.

Pasi lajmet dolën, ‘Osteria da Luca’ u kontrollua nga policia, inspektorët sanitarë dhe ata të banesave si dhe nga policia e krimit financiar, të cilat e gjobitën restorantin me një shumë totale 14,000 euro, raporton gazeta rajonale Il Gazzetino.

Inspektorët sanitarë dhe ata të banesave zbuluan disa parregullsi në kuzhinën e restorantit dhe në zonën e shërbimit dhe policia lokale gjeti disa probleme me anën administrative.

Shoqata e Hotelierëve Venecianë, u ofroi katër turistëve të mashtruar një qëndrim falas prej 2 netësh në një hotel me 4 ose 5 yje sipas preferencës, në përpjekje për të rivendosur në vend reputacionin e qytetit. Nuk është ama ende e qartë, nëse ata i kanë marrë paratë e tyre mbrapsht ose jo.

Vittorio Bonacini, president i i shoqatës, tha për The Telegraph: “Shoqata e kupton se ky episod, prek rëndë imazhin e qytetit’’.

‘’Pas një diskutimi në nivelet e larta drejtuese, vendosëm t’u ofrojmë turistëve të cilët patën një eksperiencë kaq të pafat, një qëndrim falas prej 2 netësh në një hotel me 4 ose 5 yje.’’

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
1
My Cart
1