Sjelljet që mund të ndërtojnë talentin tuaj, për t`u bërë udhëheqës më i mirë

 Sjelljet që mund të ndërtojnë talentin tuaj, për t`u bërë udhëheqës më i mirë


Të gjithë menaxherët duan që ekipet e tyre të bashkëpunojnë dhe të shfaqin premisat e tyre të rritjes në karrierë. Por, cilët janë hapat konkretë që mund të ndërmarrin për të nxitur të tjerët, për një sjellje sa më të mirë?

Menaxherët, të cilët janë shumë efektivë, vazhdimisht zgjerojnë dhe ndërtojnë talentin e njerëzve rreth tyre. Këta udhëheqës pranojnë se çelësi për ndërtimin e ekipeve fituese, është rregullimi i disa gabimeve në stilin e tyre të menaxhimit.

Gjej pikat e forta të njerëzve
Në një sondazh të kryer mes 500 punonjësve në industrinë e shërbimeve profesionale, anëtarët e ekipeve me arritje të lartë, thanë se ndiheshin të detyruar ta bënin punën e tyre mirë. Ndërsa udhëheqësit e ekipeve i inkurajuan ata të përdorin fuqitë e tyre çdo ditë. Kjo nuk është aspak befasuese. Një raport i kohëve të fundit i Gallup tregoi se lidershipi i bazuar në forca, ka potencial për të ofruar rezultate më të mira biznesi. Punonjësit, të cilët thonë se përdorin forcat e tyre çdo ditë, janë 8 % më produktiv dhe 15% kanë më pak gjasa të lënë punën e tyre. Kur njerëzit janë të përjashtuar nga menaxhimi, forcat e tyre mund të rriten.

Lexo: A duhet të dijë të shesë një lider? Ja disa arsye pse

Krijo një mjedis të sigurt
Testimi i efektivitetit të ekipit është siguria psikologjike, aftësia e anëtarëve të grupit për të menduar dhe për të vepruar pa u shqetësuar  për pasojat shoqërore. Google e zbuloi këtë në fillim kur studioi 180 ekipe, për të mësuar se përse disa ishin të suksesshëm dhe të tjerët nuk ishin. Pas një sërë sprovash, analistët e hulumtimit zbuluan vetëm një model të besueshëm të performancës së lartë, sigurinë psikologjike. Menaxherët mund të nxisin sigurinë psikologjike duke modeluar cënueshmërinë. Kur udhëheqësit pranojnë gabimet, reagojnë dhe tregojnë gadishmëri për të dëgjuar, dështimi është vetëm hapi i parë drejt përparimit.

Bëj bashkë synimet e përbashkëta
Ekipet e mëdha kanë nevojë për një udhërrëfyes të përbashkët për sukses. Zhvillimi i vizionit të përbashkët, do të thotë se të gjithë anëtarët e ekipit, e dinë se çfarë pritet prej tyre dhe se si roli i tyre përshtatet në qëllimin dhe prioritetet më të mëdha të ekipit. Natyrisht, menaxherët janë në qendër të kësaj, por edhe puna e tyre për të ndihmuar në sfidën dhe zhvillimin e raporteve të tyre, për të identifikuar dhe praktikuar këto vlera. Kur menaxherët u kushtojnë vëmendje punonjësve të tyre me frekuencë më të madhe, duke siguruar reagime të drejtpërdrejta dhe duke mbajtur biseda të rregullta të fokusuara në stërvitje dhe zhvillim, ekipet e tyre do të kryejnë punën më mirë. Nuk ka formulë sekrete. Formulat ndërtohen me kalimin e kohës, me mjetet e duhura dhe në fokus ka pikat e forta, sigurinë dhe komunikimin.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0