A duhet të dijë të shesë një lider? Ja disa arsye pse


Introvertët në të vërtetë mund të jenë më të mirë në shitje dhe ndërgjegjia është në të vërtetë parashikuesi më i mirë i suksesit, pavarësisht nga funksioni i biznesit. Kur bëhet fjalë për përparimin e synimeve të ndonjë organizate, çdo drejtues i vetëm duhet të jetë në gjendje të shesë vizionin e tij, pavarësisht nëse është kreu i HR, IT ose financave. Ekzistojnë disa arsye se përse një lider duhet të jetë një shitës i mirë. Ja disa prej tyre:

  1. Liderët që mund të shesin fitojnë besueshmërinë e të tjerëve

Ju si lider duhet të dini çdo gjë rreth punës tuaj, por nëse nuk flisni me terma sa më të thjeshta, atëherë do jetë më e vështirë të fitoni besimin e tyre. Shitësit më të mirë janë ata që ndërtojnë lidhje dhe çdo lider duhet t’i perfeksionojë këto aftësi. Lidhja është vendi ku ndodh influenca.

  1. Liderët që mund të shesin, bëjnë që gjërat të funksionojnë më shpejt

Një lider i mirë motivon njerëzit që të bëjnë më të mirën e tyre, të mësohen me ndryshimet ose të ndjekin rrugën e përmirësimit. Që kjo të ndodhë, njerëzit në krye duhet të keni aftësi në tregimin e një historie, pasi nëse nuk e tregoni historinë siç duhet, njerëzit do të rezistojnë që të ndryshojnë ose gjërat do të marrin një kohë më të gjatë.”

  1. Liderët që mund të shesin, shtojnë vlera

Çdo lider duhet të jetë në gjendje të futet në rrjet, që të përhapë lajmin për çfarë kompania e tij është e mirë. Ndërkohë që shitja mund të mos jetë pjesë e punës që një financier kryen, pa dyshim që ndihmon kompaninë të zgjerojë ndikimin e saj, kur ai ose ajo është e aftë t’a bëjë këtë gjë.

Lexo: Çfarë kërkojnë punonjësit nga lideri i tyre

“Në qoftë se jeni personi që mund të shkoni në një event, konferencë ose darkë dhe flisni shumë shkurt për gjërat që kanë interes atëherë, gjërat nuk janë në rrugë të mbarë, por nëse do të jeni më i detajuar për gjërat që kanë ineres, atëherë keni një probabilitet më të lartë që gjërat të funksionojnë.

  1. Liderët që mund të shesin, dinë të tërheqin edhe talentet më të mirë

Në qoftë se një lider nuk mund t’a shesë vizionin e kompanisë tek kanditatët që do të punësohen, si mundet personi që do të punësohet të jetë i/e ngazëllyer që po i bashkohet organizatës?” Çdo lider duhet të jetë në gjendje të shesë kompaninë dhe mundësinë për të shfaqur talentin aty, qoftë kjo kur je duke bërë një intervistë ose thjesht duke folur me njerëzit në rrugë”.

Inc

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale