Gjërat që punonjësit kërkojnë nga lideri i tyre

Çfarë kërkojnë punonjësit nga lideri i tyre


Mund të jetë e vështirë të bëhesh një lider i madh dhe të arrish gjëra të mëdha, por praktikimi i lidershipit është në të vërtetë mjaft i lehtë. Ekziston një tendencë për të komplikuar ose mbivlerësuar atë që lidershipi është. Ndërsa nevojitet të kërkohen elementët e thjeshtë që e përbëjnë atë.

Nëse dëshironi të bëheni një udhëheqës më i mirë ose dëshironi që ekipi juaj të arrijë rezultate më të mira, sigurimi i këtyre katër përbërësve të thjeshtë do të hapë një rrugë të gjatë drejt motivimit, frymëzimit dhe rritjes së përpjekjeve të ekipit tuaj.

Qartësimi i objektivave
Kjo është detyra e parë e çdo lideri. Një lider i suksesshëm duhet t’i japë një drejtim të qartë ekipit të tij. T’ia bëjë të ditur se cilat janë qëllimet dhe objektivat. Shumë shpesh ekziston një mungesë e qartësisë, e cila mund të çojë në konfuzion, mosangazhim dhe zhgënjim. Ndonjëherë, qartësimi i objektivave është një nevojë e ekipit.

Mbështetja
Eshtë ekipi juaj që e bën pjesën më të madhe të punës dhe si lider i tyre, është detyra juaj për t’i pajisur ata me gjithçka që kanë nevojë për të qenë të suksesshëm. Kur i mundësoni një ekipi të jetë i suksesshëm, shumica e tyre do të kapin menjëherë mundësinë dhe do ta arrijnë këtë. Lidershipi ka të bëjë me ofrimin e një shërbimi ndaj ekipit tuaj dhe jo pritjen e një shërbimi prej tyre. Kjo nuk do të thotë të punoni për ta. Kjo do të thotë të sigurosh mjedisin e duhur dhe pastaj të jesh atje për të ndihmuar, nëse është e nevojshme.

Lexo: Dëshironi t’i ushqeni fëmijës lidershipin? Ja si të veproni

Hapësira
Jepini ekipit hapësirë për të punuar. Ofroni mbështetje, por mos i kontrolloni ata. Kontrolli nuk është vetëm frustrues dhe demotivues, por mund të çojë edhe në gabime, pasi mund ta vendosë ekipin tuaj nën stres të panevojshëm. Nëse kontrolli bëhet reputacioni juaj, atëherë stafi më i mirë do të dojë të punojë diku tjetër dhe kjo mund t’ju sjellë probleme. Mund të kontrolloni ekipin, të shihni se çfarë mund të bëni për të ndihmuar, por gjithmonë brenda arsyes.

Falenderimi
Përshtypjet pozitive janë çelësi për ndërtimin e një ekipi të madh dhe që arrin rezultate të mrekullueshme. Askush nuk është i suksesshëm menjëherë, ndaj duhet t’u ofroni punonjësve feedback pozitiv për përpjekjet e tyre, për të vënë gjithçka në lëvizje. Ajo që tashmë njihet, përsëritet. Nevojitet që njerëzit të përsërisin përpjekjet, sepse kjo është ajo që do t’i çojë në sukses. Nëse prisni që ekipi juaj të arrijë sukses pa lavdërimet tuaja, atëherë duhet të prisni për një kohë të gjatë.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0