Dëshironi t'i ushqeni fëmijës lidershipin? Ja si të veproni

Dëshironi t’i ushqeni fëmijës lidershipin? Ja si të veproni


Nëse u “ushqeni” fëmijëve lidershipin, atëherë do të kenë respekt për veten dhe do të arrijnë rezultate të  larta gjatë studimeve. Do të jenë të aftë edhe të përballojnë me lehtësi vështirësitë në çdo kohë. Gjërat kanë formën e një zinxhiri. Fillimisht kujdesemi ne për ta, por më vonë ata do t’i shërbejnë dikujt tjetër. Mënyra se si do t’u shërbejnë do të tregojë se kush janë ata në të vërtetë dhe se si janë edukuar. Kur i rrisni fëmijët tuaj si liderë, ata do të formojnë marrëdhënie më të mira personale, do të performojnë më mirë në shkollë dhe do të ballafaqohen lehtësisht me vështirësitë aktuale dhe të ardhshme. E gjitha çfarë duhet të bëni, është të jeni një lider efektiv për veten dhe fëmijën tuaj, duke ndriçuar rrugën për gjeneratat që do të vijnë.  Më poshtë do të lexoni pesë gjëra që ju si prindër duhet t’i ushqeni fëmijës tuaj, që ai të bëhet një lider i mirë.

Mësojuni rëndësinë e këmbënguljes
Mos mendoni se duhet t’i mbroni fëmijët nga zhgënjimi dhe humbja. Në vend të kësaj, ekspozojini ata përballë vështirësive, në mënyrë që të mund të mësojnë se si të ecin përpara me kokën lart. Një lider i vërtetë di se si të përballojë dështimin gjatë udhëtimit të tij drejt suksesit.

Praktikoni me ta kampet verore
Kampet verore janë zbavitëse, por në vetvete janë vende që ofrojnë shumë dije. Në të tilla vende, fëmija mëson se si të jetë një udhëheqës, duke filluar me udhëheqjen e grupit të shokëve dhe të fëmijëve më të vegjël.

Lexo: Si të kuptoni që ju mungojnë cilësitë bazike të një lideri?

Fjala “Jo” nuk duhet të mungojë në fjalorin tuaj
Lidershipi kërkon durim, duke vonuar kënaqësinë e menjëhershme dhe duke punuar shumë për atë që ka rëndësi. Fëmijëve duhet t’u thuhet jo dhe ata duhet të përjetojnë zhgënjime të përkohshme. Thoni “jo”, pasi rrezikoni t’i dëmtoni ata dhe të kufizoni zhvillimin e tyre të lidershipit.

Praktikojini si të zgjidhin një konflikt
Konfliktet janë pjesë e përditshmërisë, sidomos nëse jeni një lider. Liderët e mëdhenj e dinë se si t’i përballojnë me mirësjellje konfliktet, nëpërmjet të kuptuarit, komunikimit efektiv dhe kompromisit. Kur fëmija juaj po grindet me dikë, ju thjesht vërejeni dhe mësojini atij t’i përdorë këto grindje si një mundësi për t’i shfaqur dhe për t’i mësuar zgjidhje efektive të konflikteve.

Inkurajoni fëmijët tuaj
Është tepër e rëndësishme që t’i inkurajoni ata që të ndjekin interesat e tyre gjatë kohës së lirë. Fëmijët, të cilët janë të përkrahur ndërsa shkojnë pas pasioneve dhe ëndrrave të tyre, do të vendosen në rrugën drejt lidershipit, të fortë dhe optimistë. Ata do të kenë vetëbesimin për të udhëhequr të tjerët drejt progresit dhe suksesit.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0