Donika Mici është zonja që ia ka arritur të eksportojë këpucë në Europë e përtej oqeanit Altantik. Ajo ka mbi 1000 të punësuar në Shqipëri. Pas gjithë këtij suksesi fshihen sfida të mëdha e të vazhdueshme. Tregtia po kalon online dhe qendrat tregtare, ku gjenden këpucët e saj, po mbyllen pak nga pak. Për kompaninë ‘Donniana’ kjo nënkupton nevojën për të gjetur bashkëpunëtorë, tregtarë të tjerë, që në vend të dyqaneve fizike, tregtojnë online. Bashkëpunëtorë të rinj, e një mënyrë tërësisht e re e të bërit biznes. Kjo industri ka nevojë për energji, ide novatore e ritëm, ndaj punësimet në nivel ekspertize do të ishin me interes për të rinjtë e punëdhënësit njëkohësisht.
Lexo: Sfidat e Donika Micit në prodhimin e këpucëve
Rona Nushi, farmacistja e apasionuar pas kozmetikës dhe biznesit. Ndërthuarja e dy pasioneve e ka bërë atë të krijojë markën e saj të produkteve kozmetike Bees&Trees, markë e cila operon në Shqipëri, Kosovë dhe shitje online jashtë vendit. Një markë kjo tashmë e çertifikuar sipas standadeve europiane. Kremërat e Ronës mund t’i gjeni edhe në disa nga farmacitë ë të mira jashtë vendit, pasi ata janë 100% bimore. Pas regjistrimit të markës dhe produkteve sipas standadeve të kërkuara nga BE, tashmë linja prodhohet në Itali dhe Rona merret me pjesën tjetër të menaxhimit të biznesit.
Lexo: Farmacistja që po zhvillon linjën e saj të kozmetikës
Halit Avdiaj ka mbjellë në komunën e Istogut rreth 180 hektarë sipërfaqe të tokës me bimë mjekësore. Pothuajse gjithë prodhimin e tij e eksporton në Europë, pasi ka arritur të lidhë kontrata për eksport me kompani gjermane, zvicerane, austriake dhe çeke. Në fillim nisi punën si biznes i vogël familjar ndërsa kompania e tij ka arritur të punësojë 53 punëtorë në Istog, si dhe ka arritur të hapë 53 pika të grumbullimit të bimëve mjekësore në të gjithë Kosovën.
Lexo: Sipërmarrësi Halit Avdiaj furnizon të gjithë Europën me bimë mjekësore
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.