Farmacistja që po zhvillon linjën e saj të kozmetikës

Farmacistja që po zhvillon linjën e saj të kozmetikës


Keni dëgjuar për vajzën nga Peja, e cila prej kohësh po zhvilon një biznes në Shqipëri?! Ju prezantojmë me Rona Nushin, farmacisten e apasionuar pas kozmetikës dhe biznesit. U diplomua tek Zonja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me Universitetin e Milanos, ku zhvilloi praktikën dhe temën e diplomës. Sipërmarrjen dhe mjekësinë i ka të ushqyera nga prindërit e saj, të cilët janë sipërmarrës dhe njëkohësisht merren me mjekësi.

Ndërthuarja e dy pasioneve e ka bërë atë të krijojë markën e saj të produkteve kozmetike Bees&Trees, markë e cila operon në Shqipëri, Kosovë dhe shitje online jashtë vendit. Një markë  kjo tashmë e çertifikuar sipas standadeve europiane. E pyetur nga BusinessMag.al se si ka lindur ideja e krijimit të këtij binzesi Rona tregon se fillimisht krijoi një krem për qëllime personale. Interesi i madh nga shoqëria e të afërmit si dhe nxitja që i dhanë prindërit për krijimin e një biznesi, e bënë që të krijonte një biznes nën emrin Bees&Trees.

Rona ndjek vetë gjithë zinxhirin e prodhimit, që nga kërkimi i furnizuesve të lëndës së parë brenda dhe jashtë Shqipërisë, amballazhimin, marketingun, e deri tek shpërndarja e produkteve të saj në Shqipëri e Kosovë. Pas regjistrimit të markës dhe produkteve sipas standadeve të kërkuara nga BE, tashmë linja prodhohet në Itali dhe Rona merret me pjesën tjetër të menaxhimit të biznesit.

Por si hyri Rona në treg me këtë produkt?

Biznesi nisi si një markë instagrami. Aty shitej si produkt.  Krijimi i një kanali në Youtube, ku ajo tregon përdorimin e kremrave ua ka bërë më të lehtë përdoruesve njohjen me produktin. Për Ronën rrjetet sociale janë forma më e lehtë e marketingut. Tashmë dyqani i saj gjendet në një nga qendrat tregtare në kryeqytet, ku tregton rreth 18 produkte, të gjitha organike. Certifikimi është një nga proceset më të vështirë, me të cilin ajo është hasur gjatë rrugëtimit të këtij biznesi. “Kam harxhuar shumë kohë dhe më ka kushtuar shumë financiarisht, por ia ka vlejtur”- shprehet ajo për BusinessMag.al.

E pyetur për planet e së ardhmes dhe për të ardhmen e Bees&Trees ajo shprehet: ”Me Bees&Trees synoj zgjerimin dhe shume shpejt do më gjeni në tregje të Europës dhe në të ardhmen pse jo me biznese të reja”. Rona zgjedh t’i motivojë të rinjtë kështu: ”Guxoni të hidhni hapin e pare. Në një vend ku shumë gjëra mungojnë, mundësitë janë të shumta”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0