Sipërmarrës, merrni këto 5 hapa sot për një strategji dalje të suksesshme nesër - Business Magazine Albania

Sipërmarrës, merrni këto 5 hapa sot për një strategji dalje të suksesshme nesër


Supozoni se sapo keni siguruar financim për startupin tuaj. Ju jeni gati për të ndërtuar produkte të mrekullueshme dhe të shkoni “tejpërtej mureve”.

Në nxitimin për të ekzekutuar (i cili është një nxitim i mirë), ndonjëherë është e thjeshtë që ta vendosni startegjinë e daljes “prapa në sedilje”. Pse të shpenzoni kohën tuaj të mendoni se cilët konsumatorë do t’ju blejnë ose kur do ta nxirrni në ofertë publikisht kompaninë tuaj kur jeni të fokusuar në ndërtimin e biznesit? Tërheqja e konsumatorëve, gjenerimi i të ardhurave dhe bërja bashkë e një skuadre të fortë janë të gjitha ato që ‘ziejnë’ në kokë në këtë fazë.

Lajmi i mirë është se nuk keni pse të zgjidhni ndërmjet ekzekutimit sot dhe pasjes së një strategjie dalje në të ardhmen. Në fakt, të mendoni se si do të dukej një dalje e suksesshme për kompaninë tuaj është një mënyrë e mirë për t’ju ndihmuar me prioritetet e sotme.

Ka shumë veprime që sipërmarrësit mund të marrin përditë për ta vendosur veten në pozitat e atij rezultati që do t’i bënte investitorët, punonjësit dhe të interesuarit e tjerë të festonin. Bazuar në eksperiencën time 20 vjeçare si një investitor në hapat e parë të një biznesi, ka 5 hapa të arritshme që çdo kompani mund të ndërmarrë sot për të rritur shanset e një dalje të suksesshme nesër:

1. Ekzekutoni, ekzekutoni, ekzekutoni
Ju mund të ndiheni të lehtësuar kur të merrni vesh se gjëja e parë dhe më e rëndësishme që një kompani mund të bëjë për të siguruar një dalje të sukseshme është të fokusohet te biznesi dhe të ekzekutojë.

Një mënyrë me të cilën më pëlqen ta shpjegoj këtë është të them se daljet e suksesshme ndodhin kur një kompani blihet, jo kur shitet.

Ajo që dua të them me këtë është se: Nëse po ndërtoni një kompani që përmbush një nevojë legjitime, si për konsumatorët tuaj, edhe për blerësit potencialë, atëherë mundësitë do t’ju vijnë dhe ju do të jeni në një pozitë më të mirë. Ajo se çfarë nuk doni të bëni është ta gjeni veten në nevojën për ta shitur kompaninë dhe të përpiqeni të rregulloni pozitën financiare.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ajo që merrni duke ekzekutuar ditë e natë vizionin tuaj.

2. Përmirësoni gjërat bazike
Ashtu sikurse lani duart dhe dhëmbët tuaj, higjiena e mirë e kompanisë është thelbësore për shëndetin e të gjithë bizneseve, të mëdhenj apo të vegjël. Unë shpeshherë i shikoj kompanitë që ndodhen ende në fazat e hershme të neglizhojnë dhe nënvlerësojnë gjërat bazike të drejtimit të një biznesi, gjë që kthehet kundër tyre më pas.

Higjiena e mirë e një korporate përfshin pasqayra financiare të pastra dhe dokumentim të gjërave si:
• Kompensimet dhe shpërblimet me kapital
• Marrëdhëniet thelbësore me furnitorët dhe furnizuesit e shërbimeve
• Detyrimet
• Patentat dhe pronësitë intelektuale

E dëgjoj shpeshherë justifikimin e sipërmarrësve të startupeve se ata nuk kanë kohën, ekspertizën ose kapitalin për të mbajtur higjienën e një korporate të mirë.

Ato gjërat e vogla që duken se nuk kanë rëndësi me kalimin e kohës do të akumulohen. Në skenarin e rastit më të keq, këto mungesa të vogla të vëmendjes mund të sjellin një re dyshimi mbi kompaninë dhe performancën e saj.

Nëse higjiena e korporatës është e keqe një blerës potencial mund të kthehet te ju nëse e ulni çmimin për shkak të një mungese që keni në informacion ose dokumentim. Ajo mund të ngadalësojë procesin, mund të hedhë hije dyshimi te blerësit dhe të ketë një efekt negativ në çmimin final të marrëveshjes, ose mund ta “zhysë” marrëveshjen.

Si përfundim: Bëjini mirë detajet e vogla, para se ato të bëhen probleme të mëdha.

3. Reshtoni në një drejtim interesat e ndryshme
Ndërsa kompania rritet dhe ju sillni më shumë kapital nga burime të ndryshme, do të bëhet gjithmonë e më shumë sfiduese që të reshtoni palët e interesuar rreth rezultateve potenciale. Palët e interesuar përfshijnë investitorët, pjesëtarët e bordit dhe çdo njeri që ka një opsion për të ofruar kapital.

Ka shumë mënyra me anë të cilave palët e interesuara mund të konfliktohen. Për shembull, mbase ju, si themelues, jeni të interesuar ta shisni kompaninë më vonë në ciklin e saj të jetës, sepse ju shikoni shumë mundësi për rritje perosnale në drejtimin e biznesit. Investitorët tuaj, nga ana tjetër, i duan kthimet më shpejt.

Në një skenar tjetër, investitorët e hershëm mund të kërkojnë një kthim më të shpejtë dhe ata do të ishin të lumtur me shitjen 100-200 milionë $. Investitorët e mëvonshëm mund të kërkojnë një shifër më të lartë në mënyrë që të justifikojnë investimin e tyre të lartë.

Ndërsa është në dorën e sipërmarrësit të zhvillojë dhe të ekzekutojë një shitje potenciale, mbani në mend se VC (venture capitalists) mund të ushtrojnë shpeshherë kontroll te rezultati. Pavarësisht se nuk mund të detyrojnë një shitje që të bëhet, shpeshherë ata mund të bllokojnë një që nuk mendojnë se është e favorshme për interesat e tyre.

Uroni që të keni një marrëdhënie mjaftueshëm të fortë me investitorët VC që të mos e gjenit veten në këtë bllokadë.

4. Studioni panoramën
Të ‘bliheni’ është produkti më i zakonshëm për startupet e mbështetuar me fonde të venture investors, kështuqë është një ide e mirë që të studioni në mënyrë të vazhdueshme panoramën dhe të kuptoni se kush është ose është ose do të jetë në një pozicion për të blerë kompaninë tuaj. Nga ky moment, ju mund të përpunoni ato lloj kapacitetesh që do t’ju bëjnë më tërheqës për blerësit potencialë.

Disa pyetje që doni t’i pyesni vetes përfshijnë:

• Cilat kompani do të donin të blinin produktin ose shërbimin tuaj?
• Pse do të donin ta blinin?
• Për çfarë horizonti investimi do të donin ta blinin ata?

Duke qenë se pamja ndryshon shpejt, duhet ta studioni atë vazhdimisht dhe të keni informacione të mira për atë që ndodh përtej mureve të kompanisë. Në këtë mënyrë mund të shikoni se ku e keni vendin në një ekosistem më të gjërë.

Mbani mend, qëllimi është të çlironi veten që blerësit t’ju shikojnë si një shënjestër e vogël financiare. Kini parasysh se përse Facebook bleu Whatsappin për 22 miliardë $ edhe pse gjeneronte vetëm pak më shumë se 10 miliardë $ të ardhura vitin paraardhës. A vlente aq shumë në letër? Jo. Por Whatsappi ishte në një zonë shumë kritike për Facebook-un (mesazhet), prandaj ishte një blerje e mirë. Ky është qëllimi i të kuptuarit të kornizës.

5. Angazhohuni me blerësit potencialë
Pak rëndësi ka nëse nëpërmjet një bashkëpunimi formal ose një komunikimi të rregullt, ju do të doni të zhvilloni marrëdhënie me njerëz kyçë nga blerësit potencialë.

Nëse nuk jeni të sigurtë ku të nisni, shikoni rreth jush: përdorni bordin, investitorët dhe të njohurit ose edhe konsumatorët e zakonshëm për të “hyrë brenda”. Nuk ka rëndësi se si fillojnë këto marrëdhënie; duhet vetëm të siguroheni që jeni në radarin e tyre.

Arti i negocimit sillet i gjithi rreth “shfrytëzimit”, dhe pesë hapat e përshkruar do t’ju ndihmojnë të ndërtoni maksimumin e mundshëm për kompaninë tuaj.

 

/Shkruar nga Brady Bohrmann, Publikuar nga Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0