Simptomat e Variantit Delta mund të ndryshojnë nga ato të llojit origjinal. Çfarë do të thotë kjo për kthimin në zyrë? - Business Magazine Albania

Simptomat e Variantit Delta mund të ndryshojnë nga ato të llojit origjinal. Çfarë do të thotë kjo për kthimin në zyrë?

Variantit Delta

Në të gjithë Amerikën, shumë biznese tani po rikthehen përsëri në zyrë, shitjet e tyre kanë filluar të rriten, disa madje u shërbejnë klientëve në ambientet e brendshme. Duket sikur gjërat po kthehen drejt normalitetit, por edhe pas gjithë këtyre ajo që ka mbetur si pengesë është varianti Delta.

Më 29 qershor, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan se varianti i ri Delta i koronavirusit tani përbën një në katër raste në shkallë vendi dhe është përhapur në pothuajse çdo shtet në SHBA. Përveç kësaj, CDC thotë se infeksionet nga Delta kanë kontribuar në një rritje prej 10 përqind në rastet ditore të Covid-19.

Varianti, i cili është më ngjitës, por jo më vdekjeprurës sesa lloji origjinal i Covid-19, është në një farë mënyre më i ndërlikuar për t’u diagnostikuar sesa ai origjinal. Si i tillë, shtrirja e tij mund të jetë edhe më e gjerë se sa pritej dhe kjo mund të paraqesë rreziqe për planet e punës, veçanërisht në vendet me përqindje më të ulëta të vaksinimit.

Lexoni: Mbi 210 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën. Ja sa ka shkuar numri në Shqipëri

Ja çfarë duhet të dijë çdo biznes për zbulimin e variantit Delta:

Ndërsa humbja e shijes dhe aromës ishte ndër shenjat më treguese të koronavirusit gjatë gjithë pandemisë, shumë të sëmurë me variantin Delta shfaqen me simptoma më të paqarta që mund të jenë më të vështira për t’u dalluar sesa ato të llojit origjinal, Dr. David Priest, një specialist i sëmundjeve infektive tha për WCNC. Ai thotë se duhet të jeni në vëzhgim për simptoma që përfshijnë rrjedhjen e hundës ose dhimbjen e fytit.

Sipas CDC, koronavirusi dhe variantet e tij kanë gjithashtu një gamë të gjerë simptomash të përbashkëta. Ato përfshijnë ethe, kollë, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje. Ndërsa një dhimbje e fytit mund të dëshmohet në ata që preken nga varianti origjinal, si dhe varianti Delta, ata që marrin variantin Delta zakonisht nuk shfaqin një humbje të shijes dhe aromës.

Thelbësore është të vazhdoni të inkurajoni punonjësit me ndonjë simptomë të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen, si dhe të ndiqni udhëzimet e organeve përkatëse në vendin e punës. Gjithashtu, ndiqni udhëzimet lokale të shëndetit dhe sigurisë, pasi përhapja në komunitet e variantit Delta është veçanërisht e dëmshme.

/inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0