Mbi 210 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën. Ja sa ka shkuar numri në Shqipëri - Business Magazine Albania

Mbi 210 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën. Ja sa ka shkuar numri në Shqipëri

COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka kaluar shifrën e 210 milionëve.

Sipas faqes së internetit Worldometer, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 210.296.084 raste me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 38.072.656. Pas SHBA-së radhiten India me 32.320.898, Brazili 20.458.221, Rusia 6.684.531, Franca 6.533.383, Britania e Madhe 6.355.887, Turqia 6.138.452, Argjentina 5.106.207, Kolumbia 4.877.323 dhe Spanja me 4.745.558 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 4.409.524 persona ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 188.390.739 persona.

Aktualisht, në botë ka mbi 17 milionë të prekur nga COVID-19 të cilët janë në trajtim.

Ndërsa për Shqipërinë numri i të prekurve është 137.075 persona, mes tyre 130.822 jashtë rrezikut për jetën dhe 2471 që kanë humbur jetën.

/worldmeters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0