Siguri në drejtimin e makinës falë realitetit virtual - Business Magazine Albania

Siguri në drejtimin e makinës falë realitetit virtual


Tiranë, 18 Janar 2017 – ÖAMTC Fahrtechnik dhe Samsung po bashkëpunojnë për zhvillimin e aplikacionit VR “Samsung Drive”. Shoferët e rinj do të mësojnë përmes Samsung Gear VR se si të reagojnë siç duhet për aksidentet e mundshme të trafikut rrugor në një mjedis të sigurtë virtual dhe të përjetojnë pasojat drastike të sjelljes jo korrekte në të njëjtën kohë.

Shpërqëndrimet e shkaktuara nga telefonat e mençur dhe pajisjet e tjera ndërsa jeni duke drejtuar makinën ulin vigjilencën dhe rrezikojnë shoferin, pasagjerët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Sipas një studimi të ÖAMTC, 76% e shoferëve nuk janë në gjendje të ndalojnë në kohë para ndonjë pengese të papritur për shkak se ata hutohen (2015). Veçanërisht, shoferët e rinj pa përvojë, i përkasin grupit në rrezik. Samsung dhe ÖAMTC Fahrtechnik kanë zhvilluar aplikacionin VR “Samsung Drive” që shoferët e rinj të bëhen me dije për këtë rrezik në mënyrë të qartë. Syzet Samsung Gear VR i lejojnë ata të përjetojnë faktin se sa shpejt mund ta gjejnë veten në një aksident dhe pasojat që kjo mund të ketë.

Të mësuarit eksperimental

Teknologjia e re VR ofron përmbajtje ekstremisht reale 360° – duke përfshirë dhe situatat e rrezikshme në rrugë. Duke parë përmes syzeve Gear VR i jepet mundësi përdoruesit të përjetojë ndjenjën e të qenit i ulur përpara timonit të makinës.  Si rezultat, shoferi zbulon rrezikun e shpërqëndrimit nga një telefon i mençur për shembull, në një mjedis të sigurtë dhe virtual.

Gregor Almássy, Drejtor i Marketingut të Korporatës & Shërbimit ndaj Klientit në Samsung Electronics Austria, është i bindur se: “Ka shumë gjëra që mund të shpjegohen në teori, por ka të tjera të cilat duhet të eksperimentohen në mënyrë që të kuptohen. Me Gear VR, njerëzit mësojnë në mënyrë intuitive duke përjetuar një situatë të veçantë. Fushat në të cilat teknologjia VR mund t’i ndihmojë njerëzit janë pothuajse pa limit.”

Samsung Gear VR do të përdoret për qëllime trajnimi në qendrat e kurseve të detyrueshme ÖAMTC Fahrtechnik, të cilat fillojnë në verën e 2017s. Gjatë këtij viti, videot e trajnimit do të bazohen në tema të tipit: “të drejtosh makinën me sytë e tu”, “të shohësh në mënyrë korrekte mbi shpatullën tënde” dhe “Si të shohësh përreth kur je duke drejtuar motorçikletën”. “Ne duam ta bëjmë realitetin virtual të disponueshëm për të gjithë pjesëmarrësit tanë. ÖAMTC Fahrtechnik po përdor këtë teknologji inovative dhe revolucionare për të rritur ndërgjegjësimin në situata kritike të caktuara. Më pas, nën mbikqyrjen e instruktorëve tanë, të trajnuarit do të përjetojnë eksperiencën nën efekte shpërqëndrimi që zgjasin vetëm një sekondë nga distanca e ndalimit”, shpjegon Franz Schönbauer, Drejtori Menaxhues i ÖAMTC Fahrtechnik.

Realiteti virtual hap dimensione të reja

Me Gear VR, e mundësuar nga Oculus, Samsung nuk ka prodhuar një pajisje vetëm për qëllime argëtimi. Në vazhdimësi të lojërave 360°, filmave dhe koncerteve, teknologjia gjithashtu po shfaqet vërtetë e vlefshme edhe në fusha të tjera me natyrë serioze, pasi Samsung ka provuar për herë të dytë me projektin #BeFearless. Syzet Gear VR mund të përdoren me një smartphone të përshtatshëm nga familja Galaxy S6 dhe Galaxy S7 për të shfaqur përmbajtje me ekran Quad HD, rezolucion 2560 x 1440 piksel me një kënd pamje 96°. Me sensorët e integruar, Gear VR mund të transferojë lëvizjet e kokës së përdoruesit në botën virtuale pa ndonjë vonesë dhe t’iu mundësojë një eksperiencë të mrekullueshme.

Imazhe të printueshme: http://s.samsung.at/img_SamsungDrive

Video: https://www.youtube.com/watch?v=Nla7k7rGuw0

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com

Rreth ÖAMTC Fahrtechnik

ÖAMTC Fahrtechnik është pjesë e grupit ÖAMTC dhe një kompani lider në qendrat e operimit për ngarjen e makinës në mënyrë të sigurtë në Europë. Fahrtechnik aktualisht operon tetë qendra për teknikat e drejtimit të makinës dhe me një qendër jashtë rrugës kryesore në Austri. 117,000 njerëz përfunduan trajnimin e Fahrtechnik në 2016.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0